Nxënësi përlot sheshin: Një minutë heshtje për Martin Canin që ndërroi jetë! Rama jep dorëheqjen sa më parë
Një moment mjaft prekës është regjistruar në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, ku mes qytetarëve dhe akt...
Një moment mjaft prekës është regjistruar në podiumin e protestës përpara Kryeministrisë, ku mes qytetarëve dhe akt...
TIRANË- Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që t&eum...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...

Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar të financuar me një kredi nga Banka Botërore për zhvillimin urban dhe turistik në jug të vendit.
Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik, i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ishte planifikuar të mbyllej më 30 qershor 2026. Banka Botërore sipas një dokumenti tashmë publik e vlerësoi progresin drejt objektivave dhe ecurinë e përgjithshme të zbatimit si “të kënaqshme”, ndërsa rrezikun e përgjithshëm e mbajti në nivelin “mesatar”.
Të dhënat financiare tregojnë një kontrast mes përfundimit të punimeve dhe ritmit të financimit. Kredia fillestare, me vlerë të rishikuar prej $72.42 milionësh, ishte disbursuar plotësisht. Nga financimi shtesë prej $34.22 milionësh ishin disbursuar $23.45 milionë, ose 68.53%, duke lënë $10.76 milionë të padisbursuara sipas raportimit të 29 qershorit.
Banka tha se pjesa më e madhe e punimeve ishte përfunduar dhe aktivitetet e mbetura pritej të finalizoheshin deri në fund të qershorit. Kredia fillestare ishte mbyllur në korrik 2025, me fondet e disbursuara plotësisht.
Rezultatet më të dukshme janë në infrastrukturën urbane. Projekti ndërtoi ose rehabilitoi 253,274 metra katrorë hapësira publike, më shumë se dyfishin e objektivit prej 100,000 metrash katrorë. Në bashkitë e përzgjedhura u rehabilituan 70.84 kilometra rrugë, kundrejt një objektivi prej 16 kilometrash; u përmirësuan 91.73 kilometra ndriçim rrugor dhe 63.26 kilometra rrugë këmbësorësh.
Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë arriti në 118,856 persona, krahasuar me objektivin prej 92,482. Prej tyre, 59,428 ishin gra.
Edhe treguesit turistikë tejkaluan objektivat e vendosura në fillim të programit. Numri i vizitorëve në destinacionet e përzgjedhura u rrit me 341%, sipas raportit, kundrejt një objektivi prej 10%. Shtatë plane menaxhimi dhe shtatë projekte të integruara për zonat turistike u hartuan, nga pesë që ishin parashikuar për secilin tregues. Katërmbëdhjetë zona turistike përmirësuan aksesin, kundrejt objektivit prej 11, ndërsa katër bashki ngritën partneritete funksionale për menaxhimin e destinacioneve.
Pika e dobët mbetet punësimi. Projekti raportoi 2,000 vende të reja ose më të mira pune, kundrejt objektivit prej 3,000. Banka Botërore tha se ky ishte i vetmi tregues i ndërmjetëm që nuk kishte arritur ende objektivin përfundimtar dhe se rezultati po rivlerësohej sipas një metodologjie të re për matjen e vendeve më të mira dhe më të paguara të punës.
Investimet, të nisura pas miratimit të projektit në vitin 2016 dhe të zgjeruara me financim shtesë në vitin 2022, synonin të lidhnin rehabilitimin urban me rritjen e turizmit dhe të bizneseve vendore në jug të Shqipërisë. Mbyllja e tyre lë një bilanc me tejkalim të fortë të objektivave infrastrukturore, por edhe me pyetje mbi përdorimin përfundimtar të financimit të mbetur dhe ndikimin afatgjatë në punësim.
Vlera totale e financimit të projektit ishte rreth 106.6 milionë dollarë, nga të cilat 72.42 milionë dollarë kredi fillestare dhe 34.22 milionë dollarë financim shtesë./MONITOR
Pak ditë para koncertit të Ye në Tiranë, narrativa publike mbetet e ndarë. Nga njëra anë, kryeministri flet për nj&eum...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kth...
Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vë...
Protesta e 38-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Qytetarët pas tubi...
Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, që më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe kandidoi për de...
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. N&e...
Vrasja e një të riu shqiptar ka tronditur Suedinë. Gent Maksutaj, vetëm 19 vjeç, u vra në rrugë në Upsala ndërsa...
TIRANË- Një protestues i bëri thirrje SPAK që të hetoj 4 mln euro që do ikin në koncertin e Kanye West. Në...
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe aktorëve politikë shënon sot ditën e 38-të të saj. Një protestues e...
Protesta masive përpara Kryeministrisë, e cila po vijon pandërprerë, ka pasur mes folësve të saj edhe ambientalistin Sazan Guri. ...