Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Projekti TID shemb 80 banesa në Durrës, qytetarët të revoltuar: Të shfuqizohet projekti

P
Piranjat 2 September 2026, 09:54 · 3 min lexim
Projekti TID shemb 80 banesa në Durrës, qytetarët të

Një përfaqësi e banorëve që preken nga projekti TID Durrës dorëzuan në bashki një dokument 15 faqësh, të firmosur nga 65 banorë, që i adresohet një sërë institucionesh shtetërore si bashkia Durrës, Ministria e Kulturës, Instituti i Trashëgimisë Kulturore, AADF, etj.

Duke marrë shkas nga shfuqizimi i VKM-së nr.442, që mban datën 3.6.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës”, Grupimi Qytetar kundër projektit TID kërkon nga institucionet e përfshira pezullimin e zbatimit të projektit dhe fillimin e procedurave për shfuqizimin e tij tha arkitektja Entela Koja.

Shfuqizimi i Zonës së Re për Zhvillim, që përfshinte një pjesë të konsiderueshme të qytetit bregdetar, përfshirë edhe pjesë të zonës historike në qendër të Durrësit, solli si pasojë edhe shfuqizimin e Planit të Detyruar Vendor (PDyV) përkatës, që prishte 20 pasuri të paluajtshme, të cilat përfshihen në projektin TID.

Nisur nga rrëzimi i bazës ligjore ku mbështetej PDyV-ja dhe nga fakti që pronat sipër amfiteatrit, me shfuqizimin e VKM-së i kanë shpëtuar shembjes, Grupimi Qytetar kërkon shfuqizimin e projektit, që sipas banorëve de juro është rrëzuar, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.

“Duan të japin përshtypjen se projekti po vijon, por në fakt projekti ka rënë që në momentin që ata diskutojnë për rishikim dhe rishikimi ka ardhur edhe tek pronat që një pjesë e mirë e banorëve tashmë po sigurojnë dokumentet e pronave që ishin lënë me vite të pambyllura. TID-i është një Plan i Detajuar Vendor dhe fakti që ata po e rishikojnë tregon që ai që është ekzistues nuk është më në fuqi. Por ata nuk e pranojnë dhe nuk e vënë në mënyrë shkresore. Ne ia kërkojmë këtë në mënyrë shkresore”,- deklaroi Koja.

“T’i vërë gishtin kokës të shfuqizojë vendimin, se e ka në dorë. Ia kërkojmë kryetares së bashkisë ta heqi urgjentisht, ta shfuqizojë se shpëtuan shumë shtëpi dhe po gëzojnë. S’ke besë tek këto. Ai vjen natën dhe të shemb. TID-i vazhdon me forcat e veta. Ne na kanë në këmbë dhe më të dhunshëm. Shtëpinë nuk e lëshon njeri për lulishte. ta harrojnë!”,- tha banorja Rita Kazazi.

Banorët bëjnë të ditur se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë, ndërsa do t’i drejtohen Këshillit Bashkiak me kërkesën për të pezulluar projektin e hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që prish mbi 80 prona të qytetarëve durrsakë në zonën historike të qytetit dhe i shpronëson ato me vlera qesharake.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.