Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Projektligji/ Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara nuk do rriten më pa limit, Ministria e Financave propozon kufizim

P
Piranjat22 September 2026, 17:49 · 2 min lexim
Projektligji/ Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara

Kamatëvonesat për detyrimet doganore të papaguara në kohë nga bizneset nuk do të rriten pa limit. Ministria e Financave ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri për “Kodin Doganor”, i cili pavarësisht se përafrohet me legjislacionin e BE-së, vjen edhe me lehtësi për bizneset. Mes ndryshimeve të propozuara synohet vendosja e një limiti për kamatëvonesën për të lehtësuar pagesën e borxhit për debitorët dhe si një nxitje për ta paguar borxhin doganor. 

“Shuma maksimale e kamatvonesës që zbatohet nga autoritetet doganore nuk duhet të tejkalojë shumën e detyrimeve të importit ose eksportit mbi të cilat zbatohet kamatvonesa”, shtohet në nenin 107 të ligjit.

Ndërsa në ligjin aktual nuk kishte asnjë kufizim për maksimumin e kamatave, dhe ato rriteshin derisa të shlyhej i plotë detyrimi. Gjithashtu ka përcaktime të reja edhe për kursin e këmbimit. Në ligjin aktual, për detyrimet doganore përdoret kursi i Bankës së Shqipërisë i ditës së fundit të punës të muajit paraardhës, dhe ai zbatohet nga data 6 deri më 5 të muajit pasardhës.

Me ndryshimin e propozuar, kursi do të merret të mërkurën e parafundit të muajit dhe do të aplikohet për gjithë muajin pasardhës, nga dita 1 deri në fund të muajit.

Ministria e Financave propozon mes ndryshimeve edhe lehtësi për mallrat me vlerë deri 1 mijë euro.

“Autoritetet doganore mund të heqin dorë nga kërkesa për depozitimin e një garancie kur shuma e detyrimeve të importit ose eksportit për mallra, të cilat janë të një natyre tregtare, me kusht që vlera e tyre të mos kalojë vlerën ekuivalente në lekë të shumës 1000 (një mijë) euro vlerë ose 1000 kg në peshë neto, ose janë të një natyre jotregtare”, thuhet në ndryshimet e propozuara në nenin 84 të ligjit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.