AKTUALITET

Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat

Piranjat Përditësimi i fundit 12 September 2026, 19:33
Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga

Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Apelin e GJKKO, Engert Pëllumbi, ka komentuar përplasjen e krijuar mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësorit për bllokimin e pagave të magjistratëve dhe kallëzimin e bërë.

Në një intervistë për “Kjo Javë”, Pëllumbi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve dhe vendimet e saj kanë fuqi detyruese.

“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, deklaroi Pëllumbi.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit. I pyetur nëse do të bëjnë kallëzim ndaj kryeministrit, ai se një zyrtar i lartë që pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate mund të përfshihet në sferën e përgjegjësisë penale.

“I takon organit të prokurorisë që të kryejë veprimet e duhura hetyimore. megjithatë, kur një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e konsultave apo vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri si kallëzues. Ne mund të depozitojmë një shtesë të kallëzimit penal në SPAK”, u shpreh ai.

I pyetur nëse SPAK do të guxonte të hetonte kryeministrin, ai shtoi: “Sipas kodit të procedurës penale, SPAK ka për detyrë që të hetojë cdo perso ndaj të cilit ka dyshime të bazuara. Patjetër që e ka guximin që të hetojë këdo.”

Duke folur për kallëzimin penal të bërë nga gjyqtarët, Pëllumbi tha se ndër veprat penale të referuara është “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 7 vite burg, ndërsa për “Pengimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” parashikohet gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Pëllumbi e cilësoi përplasjen aktuale si një krizë të krijuar nga ekzekutivi, duke këmbëngulur se gjyqtarët nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e një vendimi kushtetues. Ai kërkoi gjithashtu edhe ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të sjellë në shinat e kushtetueshmërisë qeverinë. Ai theksoi se nuk e negociojnë ndryshimin e formulës, që ka marrë fuqinë e ligjit, me vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, nëse maxhoranca ndryshon ligjin, ata do t’i drejtohen sërish Kushtetueses. Ai shtoi se Prokuroria e Beratit ka nisur një procedim penal.

“Ne jemi thjesht për zbatimin e vendimit të GJK. Në mbledhjen e gjyqtarëve, bëmë të qartë se nuk negociojmë me parimet kushtetuese. Nuk negociojmë për zbatimin e nenit 138 të Kushtetutës, moscënimi i pagës së gjyqtarit, dhe nenit 132, zbatueshmëria e vendimeve të GJK. Sepse jemi përballë një shkelje të hapur. Formula kushtetuese përcaktoi se për shkak se kuvendi nuk veproi deri më 31 Korrik, vendimi ka hyrë në fuqi më 1 gusht. Ne nuk heqim dorë nga kjo formulë që ka marrë fuqinë e ligjit. Shpresojmë që ndërkombëtarët të bëjnë lëvizjet e duhura për të ndërmjetësuar që ekzekutivi të hyjë në shinat e kushtetueshmërisë”, tha ai.

Do të shkojmë përsëri në GJK për ta zhbërë atë ligj. Këto janë mjete ligjore që ka në dorë pushteti gjyqësor. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka regjistruar tashmë një procedim penal mbi bazën e kallëzimit që kanë bërë punonjësit e administratës së Gjykatës. Organi i akuzës është duke kryer të gjitha veprimet përkatëse hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë e degës së Thesarit në atë qytet”, deklaroi ai.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?