Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

“Prokuroria i ka duart e lidhura”, Lala: Ç’po ndodh me hetimet e Bankers

P
Piranjat 6 April 2026, 21:43 · 2 min lexim
“Prokuroria i ka duart e lidhura”, Lala: Ç’po ndodh me

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar masat zbutëse për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, u shpreh se hetimi është duke vijuar, por është një dosje e vështirë për Prokurorinë e Posaçme.

Sipas Lalës, kjo është afera më e madhe në dy dekada, ku bëhet fjalë për disa qeveri të përfshira. Sipas saj, i gjithë thelbi i hetimit janë paratë që janë vjedhur.

Lala thotë se prokuroria duket se i ka duart e lidhura për këtë dosje, për shkak të kohëzgjatjes së veprës penale.

“Hetimet për aferën e Bankers po vijojnë. Janë dy prokurore. Zhvillimi më i fundit ka qenë zbutja e masës së sigurisë për shtetasit kinezë dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, sepse nuk mund të mbahen në paraburgim ngaqë kanë kaluar afatet ligjore.

Prokuroria e Posaçme e mori dosjen nga ajo e Fierit. Dy prokuroret kanë marrë të pandehur disa persona, mes tyre edhe ish-administratorin Leronidha Çobo. Muajt e fundit kanë çuar disa letër-porosi jashtë vendit, atje ku mendohet se janë çuar paratë.

Kjo është afera më e madhe në këto 2 dekada.  Bëhet fjalë për disa qeveri të përfshira. Gjithë thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur.

Hetimi është duke vijuar, pavarësisht se të pandehurit janë të lirë, nën masën për të mos dalë nga vendi.

Po pritet akti-ekspertimi sepse nga hetimet e deritanishëm kjo kompani nuk ka paguar asnjë lek në buxhein e shtetit. Pra është një çështje në hetim e sipër.

Jam kritike për hetimin e Bankers nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është një zhvatje e buxhetit të shtetit, por prokuroria duket se i ka duart e lidhura për shkak të kohëzgjatjes së veprës penale. Ndoshta janë edhe në pamundësi për t’i hetuar veprat penale. Ndoshta duhet bërë një grup më i madh hetimi, jo vetëm me dy prokurore. Nuk ka asnjë të dhënë që po mbyllet kjo histori. Por po pres fatin e kësaj dosje”– tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.