Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët

SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 10 të pandehurit.
Të pandehurit janë: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Dashamir Ymeraj, Arjola Kodra, Denisa Tollkucci, Elton Bualli, Endrit Habilaj, Renato Nallbani, Giuseppe Ciaffaglione dhe Marc Richard Lappat.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, ndaj tyre.
Organi i akuzës ka arritur të zbulojë se abuzimet e kryera nga këta persona kapin vlerën e 30 milionë eurove. Ata janë hetuar në mungesë, pasi në qershorin e vitit 2024, kur u lëshuan masat e sigurisë nga Prokuroria e Posaçme, policia nuk mundi të ekzekutonte asnjërën prej tyre.
Ky është një nga fraksionet e inceneratorit të Tiranës, vijojnë hetimet për fraksionin tjetër me disa të pandehur të tjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasje para Kuvendit/ Pas ujit me piper, hidhet gaz lotsjellës drejt protestuesve

U denoncua nga Piranjat/ Dënohet me 6 vite burg për ngacmim seksual ndaj një 11-vjeçareje shtetasi Elton Sina

Protestuesit zhvendosen drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje me policinë: Kjo është rruga jonë!

Arratiset nga arresti shtëpiak Hasan Ferracaku, i dyshuar për masakrën e Velipojës

Gaz Paja: Nuk kam qenë unë investitori strategjik, kam qenë vetëm sekser ndërmjet palëve

Protestuesit ngjisin pankarta në rrugët e Tiranës, në shënjestër artistët e “përkëdhelur” të qeverisë

Policia arrestoi disa protestues para Parlamentit, aktivistët nisen drejt Komisariateve nr. 1 dhe 4

"Ta heqim këtë kriminel"/ Protestuesja: Pensionistët të mos bien pre për 50 mijë lekë, por të vijnë këtu





