Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së, nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’

P
Piranjat31 March 2026, 10:53 · 5 min lexim
Prokuroria e Tiranës kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe

Prokuroria e Tiranës kërkon masa sigurimi për kryeinspektorin dhe juristin e IMT-së nën akuzë për ‘Shpërdorim detyre’.

Prokuroria caktoi masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal Nr.337/2026, mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi A.A., administrator i shoqërisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendoi se në pronën e kësaj shoqërie, janë kryer punime që kanë sjellë si pasojë dëmtimin e saj si dhe punime ndërtimi pa leje, rezultoi se për punimet e ndërtimit objekt hetimi ndodhur në Njësinë Administrative Farkë dhe e regjistruar pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-Tirana Rurale 1, është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë.

Po kështu, rezultoi se punojësit e IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur Proçes-Verbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, datë 29.12.2025, në të cilin është konstatuar një fakt i tillë, ndërsa më pas, Kryeinspektori i këtij institucioni R. Sh., duke u bazuar edhe në relacionin e përgatitur nga juristi E.P., ka vendosur mbylljen e procedurës, në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara nga Neni 5 i ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”. Në këtë rast ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit R.Sh. dhe E. P., kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Në rast konstatimi të një ndërtimi pa leje, inspektorët e terrenit evidentojnë shkeljen dhe hartojnë procesverbalin përkatës, praktika i kalon sektorit juridik për verifikim dhe përgatitje të relacionit dhe projektvendimit, ndërsa Kryeinspektori, si autoritet vendimmarrës, shqyrton praktikën dhe merr vendimin përfundimtar, duke vendosur masat administrative të detyrueshme, konkretisht pezullimin e punimeve, vendosjen e gjobës dhe prishjen e ndërtimit, veprime që nuk janë kryer nga shtetasit e mësipërm.

Po kështu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit Teknik, rezulton se shtetasi P.C., në cilësinë e administratorit të shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal. Këtë vepër penale ai e ka kryer nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme që konsistojnë në ndërtimin e konstruksionit mur – betonarme të përshkruar më sipër pa patur leje ndërtimi për një gjë të tillë.

Ashtu si është sqaruar më sipër, shoqëria në fjalë ka patur një leje punimesh për ndërhyrje në infrastrukturë dhe për vendosjen e barrierave ndaj zhurmave, e cila në mënyrë të shprehur nuk mbulon ndërtimin e objekteve që kërkojnë leje ndërtimi, duke përjashtuar kështu çdo justifikim ligjor për ndërtimin konkret të realizuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.