Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

'Proshutë', 'birrë' e 'bukë' - Si shqiptarët transportonin pakot me kokainë nëpër Itali, vlera 4 mln euro

P
Piranjat22 April 2026, 16:40 · 3 min lexim
'Proshutë', 'birrë' e 'bukë' - Si

Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm antidrogë të zhvilluar nga Guardia di Finanza në Parma, ku hetimet kanë çuar në zbulimin e një trafiku prej të paktën 60 kilogramë kokainë, me vlerë të përllogaritur mbi 4 milionë euro.

Syri ka siguruar videon e operacionit ku janë dhe pamjet e sekuestrimit të pakove me kokainë që u gjetën në makinën e shqiptarit.

Në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Parmës, me kërkesë të Prokurorisë, autoritetet kanë vendosur masë sigurie në burg për dy shtetasit shqiptarë, ndërsa një shtetas italian është lënë në arrest shtëpie.

Të tre rezultojnë banues në provincën e Parmës. Sipas dosjes hetimore, njëri prej shqiptarëve dyshohet se kishte rol qendror në transportimin e lëndës narkotike në disa rajone të Italisë. Ai, sipas hetuesve, kryente udhëtime të shpeshta me automjet, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme kokaine në veri dhe qendër të vendit. Në disa raste udhëtonte i shoqëruar nga partnerja italiane, me qëllim shmangien e dyshimeve gjatë kontrolleve rrugore.

Hetimi kishte nisur pas një kontrolli të zhvilluar në muajin prill të vitit të kaluar, kur u sekuestruan 8.4 kilogramë kokainë dhe 41 mijë euro cash, të fshehura në një hapësirë të posaçme të krijuar brenda automjetit të drejtuar nga njëri prej të dyshuarve shqiptarë.

Nga verifikimet e mëtejshme, Guardia di Finanza ka rindërtuar një aktivitet të gjerë trafiku droge, që sipas autoriteteve përfshin të paktën 60 kilogramë kokainë të shpërndarë në rajone të ndryshme, përfshirë Emilia Romagna, Lombardia, Piemonte, Veneto, Toscana, Liguria, Marche, Abruzzo dhe Umbria.

Droga e hedhur në treg do të kishte sjellë fitime mbi 4 milionë euro, ndërsa vetëm sasia e sekuestruar prej 8.4 kilogramësh do të sillte rreth 580 mijë euro.

Hetuesit bëjnë të ditur se të dyshuarit përdornin telefona të koduar dhe komunikim me terma të maskuar për të identifikuar lëndën narkotike, duke përdorur fjalë si “proshuta”, “birra”, “pulat” dhe “bukë”. Në të njëjtin operacion është dokumentuar edhe aktiviteti i shtetasit tjetër shqiptar, i cili dyshohet për shpërndarje me pakicë të kokainës në zonën e Parmës. Gjatë hetimit janë regjistruar rreth 300 episode shitjeje dhe mbi 400 gramë kokainë të shpërndarë tek konsumatorë të ndryshëm.

Në procedim penal janë përfshirë edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të hetuar për pastrim parash, pasi dyshohet se kanë transferuar pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Autoritetet italiane sqarojnë se hetimet janë ende në vijim dhe se për të gjithë personat e përfshirë vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.