Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Protesta 39-të/ Aktivisti Lika: Ramës i erdhi një urgjencë, Kanye West është një këngëtar anti-semit, e ka bojkotuar gjithë Europa

P
Piranjat 8 July 2026, 20:39 · 2 min lexim
Protesta 39-të/ Aktivisti Lika: Ramës i erdhi një urgjencë,

TIRANË- Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ditën e 39-të të tubimit para Kryeministrisë, Lika denoncoi vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për këtë event, duke e cilësuar si një shpenzim të pajustifikuar në një kohë kur këto fonde do të kishin shërbyer për qytetarët në nevojë.

Ai akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta, pasi fton një artist të etiketuar ndërkombëtarisht si anti-semit, ndërkohë që nga ana tjetër ka shënjestruar protestuesit me akuza të ngjashme. 

“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye West. West është një anti-semit i hapur, që ka qenë qartas e nxjerrë nga Qeveria shqiptare.

Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha mes të tjerash Lika.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.