Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri...
AKTUALITET

Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Tiranë, kërkesa kryesore: Rama dorëhiqu! Shqipëria kërkon revolucion

P
Piranjat10 August 2026, 18:53 · 1 min lexim
Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike do të vijojë edhe sot, duke hyrë në ditën e 72-të të saj. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, e cila nisi fillimisht kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec, është zgjeruar gjatë javëve në vijim me kërkesa të tjera politike.

Edhe gjatë protestës së 71-të, një ditë më parë, u dëgjuan thirrje kundër drejtuesve kryesorë politikë. Ndër sloganet e përsëritura nga protestuesit ishte edhe: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me synimin për të shtuar pjesëmarrjen dhe presionin ndaj qeverisë, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.