Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Protesta e blegtorëve/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit me qëllim

P
Piranjat 7 April 2026, 12:14 · 4 min lexim
Protesta e blegtorëve/ Fermeri: Qeveria po na çon drejt falimentit

Dhjetëra fermerë dhe blegtorë kanë protestuar kundër rritjes stratosferike të kostove të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, duke paralajmëruar për një faliment të pashmangshëm të sektorit.

Problemi kryesor, sipas tyre, qëndron te rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike, të cilat janë thelbësore për aktivitetin e tyre. "Blejmë plehrat me 120,000 lekë kuintali dhe naftën me çmime marramendëse, ndërkohë që pikat e grumbullimit na kanë ulur çmimin e qumështit, duke e çuar në 400 lekë. Si mund të mbijetojmë?", shprehet njëri prej tyre. Kjo disbalancë mes shpenzimeve dhe të ardhurave po e bën të pamundur vazhdimësinë.

Fermerët theksojnë se bujqësia dhe blegtoria janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe falimentimi i njërës do të tërheqë zvarrë edhe tjetrën. Ata paralajmërojnë se nëse prodhimi vendas shuhet, vendi do të bëhet i varur nga importet. "Po falimentuam ne, do të vijë qumështi nga Serbia apo Amerika. Ne po na zhdukin blegtorinë", deklarojnë ata.

Protestuesit drejtojnë gishtin nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, duke u ankuar për mungesën totale të subvencioneve dhe mbështetjes. "Asnjë subvencion, asnjë ndihmë. Kjo është një çmenduri," thonë ata. Njëri prej fermerëve shprehet se kjo situatë duket e qëllimshme: "Po e bëjnë kastile, për të na zhdukur të gjithëve". Ndërsa pranojnë se rritja e çmimit të naftës është një fenomen global i ndikuar nga lufta, ata kërkojnë me forcë ndërhyrjen e shtetit për të lehtësuar barrën e tyre, "që të mos na duhet të masakrojmë lopët, për të cilat kemi dhënë një jetë".

Fermeri: Edhe bujqësia tani po na shkon drejt falimentimit. Edhe blegtoria bashkë. Se kjo është e lidhur bashkë, si bujqësia dhe blegtoria. Tani nafta është ngritur, plehrat janë ngritur. Çdo gjë këta thonë e bëjnë me bursë. Po mirë ne fermerët tani, pse na kërkojnë qumështin me 500 lekë? Pse ne s'e marrim me bursë? Apo ne të falimentojmë? Se po falimentuam ne si fermerë, do vijë qumështi nga Serbia, apo do vijë nga Amerika këtu. Se ne do t'i zhdukim blegtorinë. Po na kanë ulur, jo s'kanë ulur neherë, na kanë ulur ata pikat e grumbullimit. E kanë ulur qumështin do ta çojmë me 400 lekë. Qysh shitet me 400 lekë? Blejmë naftën. Plehrat, me 120,000 lekë kuitali. Po pastaj? Se unë po falimentova, falimentojnë dhe bankat. Jo, bankat do vijnë të ndjekin mua, po s'ndjek më askënd. Kjo është çmenduri qysh shitet, bie qumështi, një bidon ujë kushton 800 lekë, një kile qumësht 400 lekë. Po e di sa do të bëhet një kile qumësht? A e di kjo qeveri, po e di shumë mire, po e bëjnë kastile. E bëjnë për t'u zhdukur të gjithë këtu. Mos ngeli asnjë këmbë fermeri se shumica kanë ikur. Kemi ngelur ne. Hajde se rrehemi ne, do marrim ca toka edhe bëjmë ndonjë fermë. Çfarë ferme do bëjmë me këta? As subvencion, asnjë gjë…

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.