Protesta kundër qeverisë – Dëshmia rrëqethëse e invalides: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?

Në nisje të protestës, një dëshmi rrëqethëse ka ardhur nga një grua invalide, e cila ka treguar përpara mikrofonit të News24 gjendjen ekstreme të varfërisë dhe harresës nga ana e shtetit.
E mbetur krejtësisht e vetme pas vdekjes së prindërve, ajo ka rrëfyer se institucionet i kanë prerë edhe energjinë elektrike, duke e lënë në errësirë totale dhe pa asnjë mundësi për të blerë ilaçet me pensionin e saj qesharak.
“Jam invalide dhe më kanë prerë dritat! Jam pa drita dhe ku thërret qameti! Më kanë vdekur prindërit, jam e vetme fare, jam invalide me 90 mijë lekë (të vjetra) pension.
Si do t’i marr ilaçet unë? Unë nuk kam as lavatriçe, as frigorifer, asgjë. Jam e vetme komplet. Jam invalide pune, të rri pa drita unë? Jam shumë e sëmurë, kam qenë dy javë shtrirë.
Më kanë ndihmuar komshitë. Çfarë do bëj unë me aq lekë?” deklaroi ajo e përlotur.
Lexo edhe
AKTUALITET
44 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqje

Zjarri i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanës në Himarë/ 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën

Amnistia penale, 60 të burgosur në Drenovë fitojnë lirinë, 12 gra lirohen nga burgu i Pojskës

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

U rrëzua nga çatia, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë, niset me helikopter drejt Traumës

Sot protesta e 44-t/ Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij

Vrasja e Santiago Malkos/ Mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit, shtyhet shpallja e vendimit. Nëna e viktimës: Më vrau djalin, të...

QSUT kërkon donacione nga qytetarët, Kapri “shpërthen” nga Kuvendi: T’ju vijë turp, dhatë 4.2 milionë euro për koncert





