Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Protesta në Tiranë/ Protestuesi: Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore

P
Piranjat13 July 2026, 22:04 · 2 min lexim
Protesta në Tiranë/ Protestuesi: Është turp për

TIRANË- Një protestues që mori fjalën gjatë tubimit të 44-të para Kryeministrisë u bëri thirrje intelektualëve, artistëve, gazetarëve dhe të rinjve që të bashkohen me protestën. Në fjalën e tij, ai kritikoi qeverinë për mënyrën e qeverisjes, u ndal te gjendja e institucioneve kulturore dhe kërkoi hetime për atë që e cilësoi si aferën “Albanian Files”, duke akuzuar qeverinë për korrupsion.

“Shqipëria ka intelektualë, artistë e profesionistë që nuk duhet t’i lëpihen pushtetit. Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore! Shqipëria ka nevojë të bashkohemi të gjithë si qytetarë me rininë, sepse është e nevojshme që kjo qeveri e korruptuar të largohet. Nuk duhet ta lëshojmë këtë bulevard!

Këtu është shkatërruar gjithë kultura shqiptare. Ky kopuku Rama ka hapur një galeri këtu në kryeministri, ndërsa Galeria Kombëtare dhe Muzeu Kombëtar janë të mbyllura! SPAK duhet të hetojë për ‘Albanian Files’ si një grup i strukturuar kriminal, dhe koka është ky këtu! Sot Shqipëria është në pikën e saj më të keqe në histori”, deklaroi protestuesi i revoltuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.