Protesta para Kuvendit/ Gjykata cakton detyrim paraqitje për 17 persona, 2 në arrest shtëpie

Është mbyllur seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për 19 protestuesit e arrestuar pas tensioneve së të së enjtes para Kuvendit.
Dy prej të ndaluarve u është dhënë masa “arrest shtëpie”, ndërsa të tjerët janë liruar.
Pas dy ndërprerjeve, ku avokatët mbrojtës kërkuan të njihen me dosjet, gjyqtarët sinjalizuan daljen e të pranishmëve dhe u tërhoqën në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit.
Raportohet se Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë dy të arrestuarit që do të quhet të qëndrojnë nën arrest, teksa të tjerët pritet të lirohen.
Në një prononcim për mediat menjëherë pas përfundimit të seancës, një prej avokatëve mbrojtës ka zbardhur skemën e masave të sigurisë, duke e konsideruar një fitore të pjesshme, ndonëse insiston se arrestimet në flagrancë ishin tërësisht politike dhe të paligjshme.
“Për 19 personat e arrestuar nga protesta, prokuroria fillimisht kërkoi ‘arrest me burg’ për 3 prej tyre, dhe më pas ndryshoi qëndrim duke kërkuar ‘arrest në shtëpi’ për njërin. Për të gjithë të tjerët u kërkua masa ‘detyrim paraqitje’. Pas debateve të gjata, gjykata vendosi që vetëm dy persona të qëndrojnë në masën ‘arrest shtëpie’, konkretisht shtetasit me mbiemrat Bardhi dhe Gega,” deklaroi avokati.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Toyota” dhe “Audi” përplasen “kokë më kokë”, disa të plagosur

Masa e sigurisë për 21 protestuesit e arrestuar/ Prokuroria kërkon arrest me burg për dy persona

Zjarr në zonën e Tales në Lezhë! Era përhap flakët, vështirësohet ndërhyrja nga terreni

Korça i jep lamtumirën e fundit Koço Qendros! Përcillet për në banesën e fundit pa homazhe publike, sipas amanetit të tij

Arrestohet në Greqi 58-vjeçari i dënuar për vrasje, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë





