Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Protesta para Parlamentit/ Gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh në komisariat, AGSH ngre alarmin për lirinë e medias

P
Piranjat23 July 2026, 17:23 · 2 min lexim
Protesta para Parlamentit/ Gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh

Gazetarja Vjolanda Peca është liruar nga ambientet e Komisariatit nr. 1, pasi u shoqërua dhe u mbajt për më shumë se dy orë, ndërsa raportonte protestën e zhvilluar para Kuvendit. Ngjarja ka nxitur reagime të forta, duke u cilësuar si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe e së drejtës së gazetarëve për të ushtruar profesionin.

Peca u shoqërua nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë mbulimit të protestës, ndërsa ishte në krye të detyrës. Shoqërimi i saj kundër vullnetit dhe mbajtja në komisariat u konsideruan të papranueshme, me argumentin se gazetarët kanë të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik pa u penguar, intimiduar apo vënë nën presion. Për ngjarjen reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili shprehu shqetësim për shoqërimin e gazetares dhe e cilësoi atë një ndërhyrje serioze në lirinë e medias. Organizata kërkoi që autoritetet të garantojnë ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit dhe të shmangin çdo pengesë apo presion gjatë raportimit të ngjarjeve me interes publik.

Deklarata e plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për shoqërimin në Komisariatin nr. 1 të gazetares së Citizens.al, Vjolanda Peca.
Shoqërimi i një gazetareje gjatë ushtrimit të detyrës përbën një ndërhyrje serioze në lirinë e medias dhe krijon një precedent të papranueshëm për raportimin e ngjarjeve me interes publik.

AGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë gazetaren nëse nuk ekziston një bazë ligjore e qartë për privimin e lirisë së saj, si edhe të garantojë që gazetarët të mund të ushtrojnë profesionin e tyre të lirë, pa intimidim, pengesa apo presion.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.