Protesta qytetare në Tiranë/ I riu para Kryeministrisë: Ky shesh sot përfaqëson lirinë dhe demokracinë

TIRANË- Një i ri, pjesëmarrës në protestën e 44-të të zhvilluar në Sheshin “Skënderbej”, mbajti një fjalim para të pranishmëve, ku hodhi akuza ndaj drejtuesve të politikës shqiptare dhe foli për zhvillimet që, sipas tij, lidhen me hetime ndërkombëtare. Ai theksoi se protesta përfaqëson lirinë dhe demokracinë, ndërsa u shpreh kritik ndaj klasës politike në vend.
“Himni ynë është Rama n’burg, Berisha n’burg! Të dashur motra e vëllezër, unë quhem Erion Murataj. Kam disa lajme për të dhënë. E para është se këta janë ndrydhur keq. E dyta është se një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar!
Ka shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë, na kanë quajtur rusë, po pres të na quajnë afrikanë. Ky shesh sot, kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj, përfaqëson lirinë dhe demokracinë. Dhe e dini pse? Sepse Rama në zyrë në kryeministri dhe Sali Berisha atje, janë për të vrarë demokracinë dhe lirinë, ndërsa ne jemi këtu që të rrojë Shqipëria!” deklaroi ai para protestuesve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qytetari nga protesta: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

Emigranti nga Gjermania merr pjesë në protestë: Mendoni se çfarë mund të bëhej me lekët e vjedhura nga shteti!

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali, ish-i dashuri pranon fajësinë në apel

I moshuari në protestë kundër Ramës: Për 2 orë na hoqi 4 mln euro nga xhepat, me aq para rregulloheshin spitalet

Dita e 44-të e protestës/ Qytetari: Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës

Protesta kundër qeverisë – Dëshmia rrëqethëse e invalides: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?...

44 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqje





