AKTUALITET

“Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!

Piranjat Përditësimi i fundit 24 August 2026, 14:55

“Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/

Profesori i njohur Lush Susaj, që është bërë pjesë e protestës që nga dita e parë, pohoi se kjo lëvizje ka hyrë në historinë e Shqipërisë.

I ftuar në rubrikën “Programi i drekës” në News24 iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të dalin në protestë dhe të reagojnë për një të ardhme të mirë për fëmijët e tyre, për të ardhmen e rinisë.

Po ashtu ai paralajmëroi se shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive në protestat ku prej 85 ditësh ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

“Jam pjesë e protestës që nga dita e parë. Aty vijnë njerëz që kanë halle të ndryshme. Kjo shoqëri po i humbet vlerat e saj. Të gjithë këtë pasojë e kemi nga heshtja. Nuk e harroj kurrë mesazhet e ambasadës së SHBA-ve që thoshte; reagoni. Heshtja sjell të këqija. Ajo që shoh në terren, në sistemin arsimor, shëndetësor, kudo, më duket gati një situatë e pashpresë, por mendoj se gjithmonë ka një rrugëdalje. Mjafton vullneti. Studentët me shtypjen brutale që iu bë protestës së tyre në 2018-ës, politika shqiptare mendoi se e kishte mbyllur me të rinjtë. Studentët kanë reaguar dhe po reagojnë. Situata e tyre është e vështirë, pasi po përballen me probleme. Gjendja e tyre ekonomike është e vështirë, ata po shantazhohen nga patronazhistë. Kam qenë në krye të protestave studentore. Në Shqipëri është krijuar ajo elita e rrejshme, pseudo-elita, që të jep postin, shtëpinë, dhe statusin. Ndaj i bëj thirrje shqiptarëve; dilni në krah të interesave të studentëve. Ndaj iu bëj thirrje prindërve; dilni dhe mbroni të ardhmen e fëmijëve tuaj.

Mos votoni çdo 4 vite kundër fëmijëve tuaj. Kjo ka qenë thirrja ime. Nuk di vend tjetër ku prindi voton kundër interesave të fëmijëve të vetë. E vetmja gjë që e zgjidh krizën është dorëheqja e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ai e ka qeverisjen mbi vota të zgjedhura. Tani nuk e ka mendjen te dorëheqja, por s’ka më të drejtë morale për të udhëhequr. Duhet të funksionojë pluralizmi. Nëse mbaron jeta e tij politike, ta ‘mumifikojnë’ Ramën. Kjo protestë është shkollë politike që po krijon qytetarin e përgjegjshëm. Në shtator shoh një pjesëmarrje masive në protesta. Shtatorin e shoh se janë mundësitë, që edhe rinia studentore të përfshihet më shumë, dhe gjithë shqiptarët të përfshihen kundër çorbës së prishur të korrupsionit, në të mirë të arsimit dhe vendit.”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?