Protesta te Parlamenti/ Lirohen 5 të shoqëruarit e paradites, arrestohen 7 të tjerë sot pasdite

Janë liruar të 5 qytetarët që shoqëruan në komisariatin nr 1 gjatë protestave para parlamentit paraditen e sotme ndërsa janë shoqëruar 7 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e protestave pasditen e sotme në orën 15:30 kur PS ishte mbledhur për të miratuar marrëveshjen me SHBA-në. Ata janë ndaluar para parlamentit.
Ndërkohë mësohet se për protestuesit e shoqëruar paradite është shfrytëzuar fasha maksimale e orarit të parashikuar në ligj prej 5 orësh, teksa protestuesit e tjerë qëndruan prej orës 11:40 para komisariatit në mbështetje të tyre. Disa prej protestuesve e komentuan këtë qëndrim të gjatë në hetuesi si skenar për t'i mbajtur qytetarët larg parlamentit derisa mazhoranca të rikthehej në orën 15:00.
Policia dhunoi dhe arrestoi pa asnjë shkak qytetarët që protestonin para Parlamentit. Pasi kishte futur në shtet-rrethim godinën e Parlamentit. Paraditen e sotme policia e Shteit nisi aktet e dhunës menjëherë sapo qytetarët u afruan tek kordoni policor. Disa qytetarë u lënduan prej dhunës dhe sprajt helmues, ndërsa nga dhuna nuk shpëtuan as gazetarët që tentonin të filmonin dhunën policore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident me pesë automjete në autostradën Tiranë-Durrës, krijohen radhë të gjata trafiku

Kërkesa e PS-së për përjashtimin e Agron Shehaj nga Kuvendi, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagon pas shoqërimit të protestuesve: Do të zbardhim çdo rast, do të ndiqet rruga institucionale

EMRAT/ Të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh drejt Finlandës, SPAK dërgon në gjyq 11 persona

KLP pranon kërkesën e ILD për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurores së Korçës Anila Kalanxhi

Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C

Goditet grupi i drogës në Spanjë/ Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë, mes të arrestuarve një shqiptar





