Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Protesta vijon edhe në Divjakë, banorët kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Rezistenca nuk do ndalet

P
Piranjat 2 September 2026, 22:46 · 1 min lexim
Protesta vijon edhe në Divjakë, banorët kundërshtojnë

34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kanë vijuar qëndresën kundër ndryshimeve të propozuara në kuadër të Reformës Administrative Territoriale 2.0. Protestuesit kundërshtojnë mundësinë e bashkimit të Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë, duke argumentuar se një vendim i tillë do të cenonte identitetin e zonës.

Sipas banorëve, Divjaka duhet të vijojë të funksionojë si njësi e veçantë administrative dhe nuk duhet të humbasë statusin e bashkisë.

Prej nisjes së protestave, hartuesit e projektit të reformës nuk kanë dhënë sinjale për tërheqje, ndërsa banorët e Divjakës vijojnë rezistencën në shesh.Protesta është mbyllur edhe këtë herë me një marshim në rrugët e qytetit, shoqëruar me thirrje në mbrojtje të autonomisë administrative të Divjakës.

“Divjaka bashki!”, “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton!” dhe “Rama, jep dorëheqjen!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve.

Banorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestën deri në një reagim konkret për kërkesën e tyre për ruajtjen e Bashkisë Divjakë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.