AKTUALITET

Protestat, apo prishja e ekuilibrit të natyrës: Çfarë po e pengon turizmin

Piranjat Përditësimi i fundit 16 August 2026, 08:26

Protestat, apo prishja e ekuilibrit të natyrës: Çfarë po e

Sa herë vjen vera, debati për turizmin nxehet në Shqipëri po aq shpejt sa asfalti në mesditë. Çadrat janë bosh apo nuk janë?

Hotelet po mbushen apo po presin rezervimet e minutës së fundit? Turistët nga Kosova janë rikthyer, apo po zgjedhin sërish destinacione të tjera?

Çmimet po i largojnë pushuesit, apo thjesht po ndryshon profili i tyre? Këtë vit është shtuar edhe një pyetje tjetër: a po i largojnë turistët protestat?

Prej vitit 2022, turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Aktiviteti i akomodimit dhe i shërbimit ushqimor kontribuon tashmë me gati 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 2% në vitin 2015.

Por ndikimi është edhe më i gjerë. Transporti, tregtia, ndërtimi, ushqimet, shërbimet financiare dhe qiratë ditore janë lidhur gjithnjë e më shumë me fluksin turistik.

Në një ekonomi të goditur nga emigracioni, konsumi i të huajve ka zëvendësuar pjesërisht konsumin që vendi ka humbur nga largimi dhe plakja e popullsisë. Kjo e bën çdo luhatje turistike më të rëndësishme se më parë.

Fillimi i këtij viti ishte i dobët për fluksin e hyrjeve të shtetasve të huaj në vend, i ndikuar edhe nga moti i keq. Marsi dhe maji sollën përmirësim, që kulmoi në maj me rritje rreth 16% të hyrjeve të shtetasve.

Shifrat e qershorit tregojnë ngadalësim të ndjeshëm, me një rritje vjetore prej vetëm 1.3%.

Është e mundur që pasiguria, pamjet e tubimeve dhe lajmet ndërkombëtare të kenë ndikuar në vendimmarrjen e një pjese të turistëve në qershor.

Nëse ato zgjasin, duhet pritur edhe ecuria e muajve të tjerë.

Në Serbi, p.sh. nga fillimi i vitit 2026 deri në fund të majit, Serbia regjistroi 1.7 milionë mbërritje turistësh dhe 4.8 milionë net-qëndrimi, me rritje përkatësisht 7.9% dhe 5.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, të analizuara nga ATIS.

Në fakt, përtej protestave, fokusi duhet të jetë tek ata faktorë afatgjatë që po pengojnë në mënyrë të heshtur turizmin të kthehet nga një histori numrash në një industri të qëndrueshme.

Pengesa e parë është trafiku, i lidhur me infrastrukturën e dobët dhe zvarritjen pa fund të ndërtimit të rrugëve kryesore e atyre dytësore.

Turizmi po rritet më shpejt se rrugët që duhet ta mbështesin. Akset drejt Durrësit, Golemit, Gjirit të Lalëzit, Veriut dhe Juglindjes kthehen në fundjavë në korridore pritjeje.

Veriu dhe rajoni qendror mbajnë rreth 63% të vizitorëve në strukturat akomoduese, por përballen me bllokime të përsëritura në segmente kyçe. Udhëtimi bëhet pjesa më e lodhshme e pushimeve, ndërsa për bizneset, trafiku përkthehet në vonesa, kosto dhe humbje klientësh.

Pengesa e dytë është humbja e imazhit që fillimisht nxiti turistët. Shqipëria u reklamua me sukses si një “hidden gem” (thesar i fshehur): një destinacion ende i pazbuluar, me plazhe të fshehura, natyrë të paprekur dhe çmime më të ulëta se Mesdheu tradicional.

Por turistët që vijnë për të gjetur një perlë të fshehur po përballen gjithnjë e më shumë me vinça, beton, ndërtime të papërfunduara dhe një vijë bregdetare që ndryshon nga një sezon në tjetrin.

Edhe në forumet ndërkombëtare të udhëtimit, krahas vlerësimeve pozitive për natyrën dhe mikpritjen, shfaqen ankesa për rrugët, trafikun, mbetjet dhe kantieret.

Disa vizitorë e përshkruajnë Shqipërinë si një vend ku “gjysma duket si kantier ndërtimi”, ndërsa të tjerë vërejnë kontrastin mes marketingut të natyrës së paprekur dhe projekteve të mëdha pranë zonave turistike.

Këto janë dëshmi individuale dhe jo matje statistikore, por tregojnë se imazhi që shitet dhe përvoja në terren po largohen nga njëra-tjetra. Edhe vetë qeveria u detyrua të merrte vendimin për ndalimin e punimeve gjatë verës!

Problemi nuk është se çmimet janë rritur. Kjo është një fazë pothuajse e pashmangshme për çdo destinacion që njeh bum turistik.

Edhe Spanja dhe Portugalia kanë përjetuar rritje të forta të çmimeve, presion mbi banesat dhe pakënaqësi të banorëve. Problemi është kur shtrenjtimi i çmimeve nuk shoqërohet me rritje të cilësisë, infrastrukturës dhe shërbimit.

Një destinacion mund të humbasë avantazhin e çmimit dhe përsëri të mbetet konkurrues, nëse ofron vlerë. Por nuk mund të kërkojë çmime mesdhetare me trafik kaotik, mbetje, ujëra të ndotura, plazhe të mbingarkuara dhe ndërtime që vazhdojnë në kulmin e sezonit.

Kapacitetet mund të shtohen më shpejt se kërkesa, sidomos kur vetë destinacioni humbet atë që e bëri tërheqës. Dhe këtu qëndron rreziku më i madh: Shqipëria mund të sakrifikojë natyrën për të ndërtuar turizëm dhe, në fund, të humbasë pikërisht arsyen pse turistët erdhën.

Duhet të ruhet ekuilibri mes interesit të investitorëve, mirëqenies së banorëve dhe mbrojtjes së territorit. Turizmi nuk mund të rritet duke i nxjerrë vendasit nga tregu i banesave, duke ua bërë qytetet të pajetueshme dhe duke e kthyer bregdetin në një brez të pandërprerë betoni.

Turizmi nuk pengohet vetëm nga protestat, moti apo çmimet. Pengesa më e madhe është mungesa e një modeli që di ku duhet të ndërtojë, sa duhet të ndërtojë dhe çfarë duhet të ruajë.

Përndryshe, hotelet, resortet dhe apartamentet që sot po ngrihen si premtim i një Shqipërie turistike mund të mbeten nesër si skelete bosh përgjatë bregdetit, monumente të një bumi që harroi se turistët vijnë për natyrën, por largohen kur ajo nuk është më aty./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 15 August22:56

Trafik i rënduar në Berat

Drejtuesit e automjeteve në Berat janë duke u përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?