AKTUALITET

Protestat e 20 shkurtit 1991/ Raportet sekrete të Sigurimit: Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës!

Piranjat Përditësimi i fundit 21 February 2026, 08:43

Protestat e 20 shkurtit 1991/ Raportet sekrete të Sigurimit: Adrian Besnik

Plot 35 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991, me mijëra qytetarë të Tiranës dhe nga rrethe të tjera anë e mbanë vendit, që kishin ardhur apo ndodheshin ato ditë në kryeqytet, pas përpjekjeve të shumta dhe përleshjeve me forcat e policisë e trupat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sheshin “Skënderbej”, në ora 14.10, arritën të rrëzonin monumentin madhështor prej bronxi të diktatorit Enver Hoxha, simbolin e komunizmit në Shqipëri, dhe ta tërhiqnin atë zvarrë të lidhur pas një automjeti “IFA”, deri në “Qytetin Studenti”, ku vazhdonte greva e urisë e studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët i kërkonin qeverisë, heqjen e emrit të Enver Hoxhës, nga Universiteti Shtetëror i Tiranës.

Kjo ngjarje që bëri bujë të madhe në atë kohë në të gjithë rrethet e vendit, (u transmetua nga Radio-Televizioni Shqiptar në emisionin e lajmeve të orës 16.00), tashmë është mjaft e njohur, pasi që nga ajo kohë e në vijim, për tre dekada e gjysëm, janë publikuar me dhjetëra shkrime, emisione, foto-ekspozita, dokumente arkivore, pamje filmike, libra, dokumentarë televizivë, etj., ku dëshmitarë okularë apo protagonist të asaj ngjarje, kanë dhënë dëshmitë e tyre, mbi gjithçka ndodhi aty.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, pati efektin “domino”, pasi që atë ditë, apo dhe të nesërmen, nxiti mitingje dhe protesta të tjera në disa qytete e rrethe të vendit, ku gjithashtu ndodheshin monumente, shtatore dhe buste të tjera të diktatorit Enver Hoxha, si në Durrës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Skrapar, Poliçan etj., por po ashtu, këto ngjarje ngjallën reagime të shumta jo vetëm nga ana e udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe qeverisë së asaj kohe, (të cilët përveç forcave të Ministrisë së Brendshme, kishin aktivizuar dhe forca speciale e reparte ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes), por edhe të shumë grupeve e fanatikëve të regjimit dhe ideologjisë komuniste, të cilët të grupuar në Shoqatën e “Vullnetarët e Enverit”, u ngritën dhe organizuan anti-mitingje, duke kërkuar rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, si dhe busteve e shtatoreve të tij, në qytete dhe rrethe të tjera të vendit, ku ato ishin hequr.

Si rezultat i këtyre ngjarjeve, ato ditë pati përplasje fizike të shumta, jo vetëm midis forcave të rendit dhe turmave të irrituara të protestuesve që kishin hequr monumentin, shtatoret dhe bustet e Enver Hoxhës, por edhe me “Vullnetarët e Enverit”, apo me studentët e pedagogët e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, të cilët u organizuan dhe kërkonin që me shtatoren e Enver Hoxhës që ishte në shkollën e tyre, të marshonin drejt qendrës së Tiranës dhe ta vendosnin në Sheshin “Skënderbej”, pikërisht në vendin ku kishte qenë monumenti i bronxit.

Kjo gjë shkaktoi irritim të dhjetëra banorëve të kryeqytetit që kishin marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit ku u rrëzua monumenti i Enverit në qendër të Tiranës, të cilët rrethuan Shkollën e Bashkuar, me qëllim për të penguar daljen e studentëve jashtë portave të saj dhe rivendosjen nga ana e tyre të shtatores së Enver Hoxhës.

Nga kjo përplasje, fatkeqësisht pati të vrarë dhe të plagosur, nga të dy palët, si dhe me dhjetëra të arrestuar nga ana e pjesëmarrësve në mitingjet për rrëzimin e monumentit apo shtatoreve dhe busteve të Enver Hoxhës. Po kështu, kërkesa e studentëve ushtarakë të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, për rivendosejne monumentit të Enverit, ngjalli reagimin e Partisë Demokratike, e cila përveç angazhimit të saj, disa ditë më pas, shpërndau një komunikatë në të gjithë Tiranën, ku ftonte të gjithë qytetarët e kryeqytetit, për të mbajtur pesë minuta heshtje, në shenjë homazhi dhe nderimi për të vrarët te Shkolla e Bashkuar.

Por të gjitha sa më sipër, përveç asaj çka u transmetua nga Radio-Televizioni Shqiptar në mesditën e 20 shkurtit 1991, ku u pasqyrua pothuaj e gjithë ngjarja e rrëzimit të monumentit në Sheshin “Skënderbej”, apo dhe ndonjë kronike të shkurtër në ditët më pas, të gjitha ngjarjet e tjera që ndodhën më pas deri në fund të shkurtit, si në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit, apo ato në burgun e Burrelit, etj., pothuaj janë fare të panjohura.

Nisur nga ky fakt, në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë të de-klasifikuara), ku me anë të komunikatave operative, janë pasqyruar pothuaj pjesa më e madhe e ngjarjeve të atyre ditëve, si dhe emrat e të gjithë të vrarëve, të plagosurve e të dhjetëra të arrestuarve, të akuzuar si pjesëmarrës në mitingjet dhe protestat për rrëzimin e monumentit, shtatoreve dhe busteve të Enver Hoxhës, si në Tiranë, ashtu dhe në rrethe të tjera të vendit. Me ndonjë përjashtim të vogël, të gjitha këto dokumente publikohen për herë të parë (dhe me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 25 SHKURT 1991, LIDHUR ME NGJARJET E NDODHURA NË RRETHE TË NDRYSHME, KU U ARRESTUAN ME DHJETËRA PERSONA SI PJESËMARRËS NË RRËZIMIN E MONUMENTIT DHE BUSTEVE TË ENVER HOXHËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                               SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                               Tiranë, më 25.2.1991 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 46

– Më datën 24.2.1991, u ndaluan Shpresim Nuredin Deliu, vjeç 18, punëtor, Ardian Bajram Morina, vjeç 22, Arjan Sadik Hysa, ushtar në Pogradec, Gjergji Grigor Morçi, Myrteza Hysen Xhunga, Shpëtim Ferra, Eduart Bajram Duraliu, Pëllumb Hasan Tare, për arsye se kanë marrë pjesë në demonstratat e organizuara dhe kanë goditur forcat e rendit me gurë e shishe me benzinë.

– Më datën 24.2.1991, u ndaluan Altin Dine Fejzullahu, ushtar i repartit 3225 Tiranë, për arsye se ka marrë pjesë në përleshjen e forcave të ruajtjes së rendit, duke i goditur me gurë, Sami Mustafa Dede, Ilir Gani Shemshiri, Mustafa Ibrahim Hoxha, Shkëlqim Qazim Sallaku, Artur Sallaku, Fatri Kanani, për arsye se janë përleshur me forcat e rendit.

– Më datën 24.2.1991, u ndalua Bilbil Bajram Ndreu, Agron Spaho, Besim Spaho, Agim Qose, Bajram Kolgjini, për arsye se kanë goditur me gurë forcat e rendit.

– Më datën 24.2.1991, u ndalua Kastriot Cane Bala, vjeç 21, punëtorë në minierë, për arsye se u kap me 2 kallëpe dinamiti e 5 kapsolla.

– Më datën 24.2.1991, u ndalua Yllto Mentor Ylli, i dënuar tre herë, Sherif Qemal Vedani, i dënuar dy herë, për arsye se kanë hequr bustin e shokut Enver dhe kanë fyer e goditur policët.

– Më datën 24.2.1991, u ndalua Bardhyl Servet Tahiri, vjeç 21. ushtar i repartit 9518, për arsye se duke qenë roje, i kërcënon oficerët me automatik.

– Më datën 24.2.1991, u ndalua Artur Dush Ahmeti, për arsye sepse ka organizuar miting të paligjshëm dhe heqjen e bustit të shokut Enver Hoxha.

– Më datën 24.2.1991, në pikën kufitare Vervë, u zbraz një automatik nga persona të panjohur dhe është ngritur posta në kushtrim, në largësi 300 m. u gjet një aromatik me nr. 3440 dhe 120 fishekë. Në vend shkoi grupi operativ.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                               KUJTIM XHENGO

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 26 SHKURT 1991, LIDHUR ME ARRESTIMET E PERSONAVE QË KISHIN MARRË PJESË NË RREZMIN E MONUMENTIT TË ENVER HOXHËS NË TIRANË DHE BUSTEVE NË RRETHE TË TJERA TË VENDIT

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                    Tiranë, më 26.2.1991 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 47

– Më datën 25.2.1991, u ndalua Hysen Ibrahim Alla, vjeç 45, shofer në minierë, për arsye se me autobusin që drejtonte, ka tërhequr monumentin e Enver Hoxhës.

– Më datën 25.2.1991, u ndalua Arben Metali Çela, vjeç 23, student, Agron Ahmet Hamza, vjeç 30, punëtor, Petrit Myslym Sula, vjeç 26, i pa zënë me punë, Arben Daut Thaqe, vjeç 21, i pa zënë me punë, i dënuar një herë, Kujtim Zemblaku, vjeç 27, i pa zënë në punë, për arsye se kanë marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës e, kanë qëlluar me gurë punonjësit e rendit.

– Më datën 25.2.1991, u ndalua Arben Bektash Muhameti, vjeç 26, i pa zënë me punë, Albert Ali Sula, vjeç 26, punëtor, i dënuar dy herë, Fatmir Avni Pula, vjeç 25, punëtor, Edmond Nazarit Askushi, vjeç 30, i pa zënë me punë, Kastriot Spahiu, vjeç 34, punëtor, i dënuar njëherë, Sokol Mëhilli, vjeç 26, i pa zënë me punë, Bujar Muçi, vjeç 33, punëtor, i dënuar njëherë, për arsye se me një grup vandalësh tek Shkolla e Bashkuar e Oficerëve, kanë qëlluar me gurë forcat e rendit e kanë rrëzuar pemët e rrugëve, duke penguar qarkullimin.

– Më datën 25.2.1991, Adrian Besnik Meta, vjeç 23, mekanik në Parkun e Ministrisë së Brendshme, për arsye se ka drejtuar makinën ‘IFA’, pas të cilës ishte lidhur përmendorja e Enver Hoxhës dhe e ka çuar në Qytetin “Studenti”.

– Më datën 25.2.1991, u ndalua Tomor Andrea Rudi, vjeç 31, Andon Hilmi Lipo, vjeç 26, i pa zënë me punë, pasi kanë marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës dhe kanë goditur forcat e rendit.

– Më datën 25.2.1991, u ndalua Besnik Agron Kosturi, vjeç 21, i pa zënë me punë, Pandeli Vasil Ciko, për arsye se kanë qëlluar me gurë forcat e rendit.

– Më datën 25.2.1991, 87 nxënës së Shkollës së Riedukimit, që nga darka e datës 24.2.1991, kanë shpallur grevën e urisë në shenjë revolte për heqjen e përmendores së Enver Hoxhës. Kanë bërë betim se nuk do të hanë bukë, deri sa të vendoset përmendorja.

– Më datën 25.2.1991, Osman Qazim Domi, vjeç 24, punëtor në NTSH Shijak, Besnik Musa Picari, vjeç 46, Qemal Ibrahim Shahi, vjeç 27, shofer, për arsye se kanë tërhequr zvarrë monumentin e Enver Hoxhës në Maminas.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                                           NAZMI DOMI

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 27 SHKURT 1991, LIDHUR ME SHPËRNDARJEN E NJË THIRRJE NGA ANA E PARTISË DEMOKRATIKE, PËR TË NDERUAR ME 5 MINUTA HESHTJE PERSONAT E VRARË NGA POLICIA NË TIRANË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                 Tiranë, më 27.2.1991 

                                                    KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 48

– Më datën 26.2.1991, në qytetin e Tiranës është shpërndarë një fletushkë me këtë përmbajtje: “thirrje për të nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme: Ismail Çapali, vjeç 22, Lulzim Sulollari, vjeç 20, Artan Lenia, vjeç 20, Pëllumb Tahiri, vjeç 31, që ranë këto ditë në Tiranë, Partia Demokratike, duke dënuar krimin e shëmtuar, i bën thirrje popullit shqiptar, që sot me datë 26.2.1991, të fiken dritat në ora 21.00 për pesë minuta dhe të ndizen qirinj ose kandila me vaj. Në heshtje të përkujtojmë viktimat e rëna dhe të lutemi që vendosja e demokracisë në vendin tonë, të mos ketë viktima. Komisioni Drejtues i Tiranës.

– Më datën 26.2.1991, u ndalua Sokol Petrit Alia, vjeç 17, punëtor, Ahmet Shaban Jakupi, vjeç 25, i pa zënë me punë, Eduart Kasem Isaku, vjeç 20, ushtar i repartit 1155 Korçë, për arsye se kanë kryer krimin e sjelljes së padenjë, duke qëlluar me gurë efektivin e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha” dhe forcat e ruajtjes së rendit.

– Më datën 26.2.1991, në afërsi të banesës së Afrim Jupes (kryetar i Degës së Partisë Demokratike), Vlorë, persona të panjohur kanë vendosur një sasi lëndë plasëse, nga shpërthimi u shkatërrua dera e jashtme dhe disa xhama. Dëme në njerëz, nuk ka./Memorie.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?