Protestat e 81-të/ Qytetarët do të zbresin sërish sot në shesh: Edi Rama jep dorëheqjen

Sot mbahet protesta e 81-të kundër qeverisë Rama. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Lexo edhe
POLITIKE
“Mos flisni më”, deputeti denoncon bashkëshortin e ish-drejtoreshës së arrestuar: Më kërcënoi në telefon

Protesta e 80-të, qytetarët mesazh Ramës në bulevard

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

Aktivisti nga protesta: Dosja ‘Balluku’ duhet të bëhet publike

‘T’i themi Edi Ramës dhe mafiozëve të tij të shporren’, qytetari: Shqipëria europiane nuk ka vend për krimin

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Aktivistja “shpërthen” në protestë: Ramën s’e duan as socialistët

Video/ Ja si mashtroi Rama për menaxhimin e plazhit të Dhërmiut

Sulmi ndaj protestuesve/ Demokratët Europianë: E ardhmja evropiane e Shqipërisë varet nga pluralizmi





