Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet të qëndrojë në krah të të rinjve guximtarë

P
Piranjat 4 July 2026, 18:43 · 2 min lexim
Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet

Partia Demokratike Evropiane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, ku prej 35 ditësh qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, PDE/EDP shkruan se demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore, por i dëgjon ato.

Më tej në reagim shkruhet se në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një parullë u bë virale:  “Jam e zhgënjyer nga ju”, ishte mesazhi i një vajze të re drejtuar një efektivi të policisë.

Sipas Demokratëve Evropianë, ky moment pasqyron ndarjen mes qytetarëve dhe atyre që mbajnë pushtetin.

“Në ditën e 34-t të protestave në Tiranë, një fjali jehon më fort se çdo thirrje: “Jam e zhgënjyer nga ju.” Një vajzë e re ia thotë këtë një efektivi policie dhe, në atë çast, Shqipëria sheh ndarjen gjithnjë e më të thellë mes qytetarëve dhe atyre që janë në pushtet.

Demokracia nuk ka frikë nga protesta paqësore. Ajo i dëgjon ato. Kur institucionet i përgjigjen guximit me forcë, ato nuk rivendosin rendin – ato shkatërrojnë besimin. Evropa duhet të qëndrojë në krah të atyre që protestojnë paqësisht dhe të të rinjve që kanë guximin të mbrojnë demokracinë”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.

Protestat kundër Ramës, Demokratët Evropianë: Evropa duhet

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.