Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Protestuesi: Më hoqën nga puna si nëndrejtor shkolle se nuk iu sigurova 5 vota nga jashtë shtetit

P
Piranjat 7 July 2026, 21:48 · 2 min lexim
Protestuesi: Më hoqën nga puna si nëndrejtor shkolle se nuk iu

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe aktorëve politikë shënon sot ditën e 38-të të saj.

Një protestues e ka quajtur organizatë kriminale qeverisjen dhe sipas tij kjo është për të ulëritur dhe jo thjeshtë për të protestuar. Sipas tij kjo qeveri duhet të dalë jashtë loje.

Qytetari tregoi se u pushua nga puna pasi nuk pranoi të dorëzonte pesë emra votuesish nga jashtë shtetit.

Ai përmendi se edhe vajza e tij në Angli mori mesazhe për fushatë pa dhënë numrin, duke e interpretuar si shkelje të privatësisë dhe manipulim elektoral.

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton.

Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t.

Më larguan nga puna, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.

Isha nëndrejtor shkolle mësues matematike dhe fizike. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt.

I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.