Protestuesi me kriza shëndetësore në qeli, Avokati i Popullit kërkon menjëherë lirimin e tij: Qëndrimi në burg është i rrezikshëm për të

Avokati i Popullit ka nisur verifikime pas pretendimeve për ushtrim dhune ndaj protestuesit të burgosur, Niko Qarkaj, në ambientet e Bllokut të Sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas sinjalizimit një grup i përbërë nga katër ndihmës komisionerë zhvilloi verifikime fillimisht në QSUT, ku gjendja shëndetësore e qytetarit nuk bëri të mundur intervistimin e tij. Më pas, inspektimet vijuan në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku u morën dëshmi nga personeli dhe persona të tjerë të ndaluar, ndërsa pas transferimit të qytetarit në Spitalin e Traumës, grupi i verifikimit e intervistoi edhe atje.
Njoftimi i Avokatit te Popullit:
Për shkak të interesit të lartë publik, Avokati i Popullit njofton paraprakisht mbi verifikimin e nisur sot, pas pretendimit për ushtrim dhune ndaj një qytetari brenda ambienteve të Bllokut të Sigurisë.
Menjëherë pas sinjalizimit, katër ndihmës komisionerë të Avokatit të Popullit kanë shkuar fillimisht në QSUT, ku gjendja shëndetësore e qytetarit nuk lejonte intervistimin. Më pas në Bllokun e Sigurisë, ku pretendohet të ketë ndodhur dhuna, për administrimin e fakteve dhe dëshmive nga personeli dhe të arrestuarit e tjerë. Me transferimin e qytetarit në Spitalin e Traumës, grupi ka vijuar hetimin pranë tij. Nga dokumentacioni i administruar deri më tani, nuk ka të dhëna që konfirmojnë ushtrim dhune ndaj tij në ambientet e Bllokut të Sigurisë. Konfirmohet ndërkohë se qytetari ka kaluar disa herë kriza shëndetësore, për shkak të sëmundjes nga e cila vuan.
Theksojmë se i njëjti qytetar është intervistuar nga institucioni ynë edhe ditën e djeshme. Siç dokumentohet në dëshminë e tij me shkrim, gjatë intervistës së djeshme, qytetari nuk ka paraqitur asnjë pretendim për ushtrim dhune: as gjatë ndalimit, as gjatë shoqërimit, as gjatë qëndrimit në komisariat apo në Bllokun e Sigurisë.
Verifikimi vijon. Institucioni ka kërkuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në ambientet ku mbahen personat e arrestuar dhe gjetjet e plota do të bëhen publike pas administrimit dhe analizës së tyre.
Ndërkohë, referuar dokumentacionit mjekësor dhe krizave të përsëritura shëndetësore, mbajtja e qytetarit në kushte qelie përbën rrezik për shëndetin e tij dhe bie ndesh me standardet e nenit 3 të KEDNJ. Për këtë arsye, Avokati i Popullit i kërkon organit të prokurorisë dhe gjykatës të vlerësojnë menjëherë masën e sigurisë dhe zëvendësimin e saj me një masë të pajtueshme me gjendjen e tij shëndetësore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ishte pasagjere në autobusin që u aksidentua në autostradë, infermierja humb këmbën! Thirrje për ndihmë

Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes” trondit Ramën/ Pankartat ‘pikante’ në protestë

Qytetarët shkojnë te komisariati ku mbahen në paraburgim disa protestues: Lironi çunat

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn në qeli





