Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës
AKTUALITET

Protestuesi: Rama është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik

P
Piranjat 6 July 2026, 20:32 · 2 min lexim
Protestuesi: Rama është një kufomë politike, pas një

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e 37-të ka deklaruar se protestuesit kanë një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën.

Sipas tij, sot kryeministri Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Ai e cilësoi atë një 'kufomë politike', ndërsa shtoi se pas një muaji ai do jetë një hiç politik dhe një asgjë. Qytetari e përfundoi fjalën e tij duke thënë se fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm.

“Sot kemi një mbështetje të jashtëzakonshme nga ambasadori i Gjermanisë. Ai i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane. Citoj si më poshtë: ‘Duhet të vlerësojmë ata që zbatojnë vlerat e BE-së në përditshmëri, ata që qëndrojnë për mbrojtjen e ligjit, natyrës etj. Çdo aktivitet i shoqërisë civile në përputhje med vlerat e BE-së është i mikpritur. Protestat e dhunshme nuk janë pjesë e BE-së.

Një kongresmen amerikan ka hapur hetimin për qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën për lidhjet e tij me drogën. Para një muaji ky ishte një mbret i plotfuqishëm, sot pas një muaji Rama është i diskredituar në sytë e gjithë shqiptarëve dhe botës demokratike. Sot ai është një kufomë politike, pas një muaji do jetë një hiç politik dhe një asgjë.

Ta vazhdojmë kështu miq! Ai hedh miliona euro për propagandë, ne me një mikrofon e kemi kthyer në mbetje politike. Fundi i klikës së Edi Ramës është i pashmangshëm! Do ta largojmë një herë e mirë atë dhe do ta hedhim në koshin e historisë!” përfundoi deklaratën e tij protestues.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.