Protestuesit distancohen nga incidenti te Komisariati Nr. 3: Aktet e dhunshme, vepër e provokatorëve të infiltruar

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës masive në kryeqytet janë distancuar zyrtarisht nga incidentet e dhunshme të shënuara pranë Komisariatit Nr. 3, duke i cilësuar ato si akte të inskenuara.
Përmes një deklarate zyrtare, ata sqarojnë se dëmtimet e shkaktuara nuk përfaqësojnë qëllimin e tubimit popullor, por janë vepër e katër individëve të infiltruar, të cilët sipas tyre, u dërguan nga forca politike që ndjehen të kërcënuara nga përmasat e revoltës qytetare.
Gjatë momenteve të tensionit, vetë qytetarët e pranishëm reaguan në mbrojtje të karakterit paqësor të marshimit, duke thirrur në kor “Jo dhunës!” dhe duke izoluar tentativat për provokim. Protestuesit i kanë bërë thirrje publike Policisë së Shtetit që të identifikojë sa më shpejt autorët e incidentit, duke e krahasuar këtë skenar me rastin e mëparshëm të flamurit të Izraelit, si një përpjekje të dështuar për të nxitur përçarje dhe intimidim.
Pavarësisht incidenteve të izoluara, organizatorët theksuan se revolta e mijëra qytetarëve, të mbushur me zhgënjim pas 13 vitesh qeverisje, nuk do të ndalet. Gjithashut, protestuesit bënë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe vendosmërisë, duke paralajmëruar se marshimi paqësor do të vijojë me pjesëmarrje të gjerë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dera gjysmë e hapur e BE-së për Ballkanin, cili shtet do të hyjë i pari?

Aksident në Korçë, makina përplaset me pemën dhe përmbyset në rrugë

Protestuesit do të marshojnë sot te Gjykata e Tiranës: Lironi çunat!

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

'Revolucioni i Flamingo-ve'/ BBC: Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë

Revoltë te “Mine Peza”/ Disa persona thyejnë xhamat e Komisariatit Nr.3, policia ndërhyn me makinën e ujit

Protestuesi me kriza shëndetësore në qeli, Avokati i Popullit kërkon menjëherë lirimin e tij: Qëndrimi në burg është i rrezikshëm për të...

Ishte pasagjere në autobusin që u aksidentua në autostradë, infermierja humb këmbën! Thirrje për ndihmë





