Protestuesit do të mblidhen sot para SPAK, do të dorëzojnë librin “Albanian Files”: Do të sigurojë burgosjen e Ramës!

Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen ditën e sotme në 10:00 para SPAK, pët të dorëzuar librin “Albanian Files” bashkë më firmat e qytetarëve. Ditën e djeshme aktivisti Edison Lika tha se ky libër është "arma e krimit", e cila do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama.
“Nesër në 10 te SPAK për armën e krimit Albanian Files. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh se ajo armë krimi mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit Edi Rama. Ju erdhi fundi”, tha aktivisti Lika.
Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, ku fillimisht do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit

Alternime vranësirash mesatare, ja parashikimi i motit për sot

Harta e re ekonomike, zgjerimi i shtetit dhe i ndërtimit kundrejt rënies së bujqësisë dhe industrisë

Nisin sot aplikimet në e-Filing për kompensimin e TVSH-së për rreth 114 mijë fermerë

Pushime në Europë: Ku ju kushtojnë më lirë dhe më shtrenjtë ushqimi e hotelet, renditja e Shqipërisë

Përfshihen nga flakët ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në Elbasan, shkaku mbetet i paqartë

Pamjet/ Me flamuj kuq e zi dhe pankarta, sheshi plot me qytetarë që kërkojnë dorëheqje të pa negociueshme të Ramës





