Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

Protestuesit “gdhendin” në bulevard kërkesën ndaj Ramës: Dorëheqje

P
Piranjat28 July 2026, 22:35 · 1 min lexim
Protestuesit “gdhendin” në bulevard kërkesën ndaj

Edhe në mbrëmjen e 59-të të protestës, qytetarët që prej javësh janë mbledhur kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama përcollën një mesazh të qartë dhe simbolik. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit shkruan me germa gjigante fjalën “RESIGN” (“Dorëheqje”), duke e kthyer atë në simbolin e kërkesës së tyre kryesore.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme.

Qytetarët theksojnë se, krahas largimit të qeverisë, kërkojnë edhe ngritjen e një qeverie tranzitore 12-mujore, e cila, sipas tyre, do të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Mesazhi i shkruar në bulevard u bë një nga momentet më simbolike të protestës së kësaj mbrëmjeje, duke përmbledhur në një fjalë të vetme kërkesën që protestuesit kanë artikuluar prej 59 ditësh.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.