Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi

P
Piranjat 3 July 2026, 20:14 · 2 min lexim
Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund

Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organizatorët kanë dënuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë përplasjeve të një dite më parë para Kuvendit.

Deklarata u lexua nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu referua edhe shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me përdorimin e forcës nga policia.

"Protesta është e drejtë kushtetuese. Çdo përpjekje për ta frikësuar apo shtypur përbën shkelje të një të drejte themelore. Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim dhe shtyrjen e protestuesve. Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë," deklaroi Vatnikaj.

Në deklaratë, organizatorët i kërkuan Policisë së Shtetit të japë shpjegime për ndërhyrjen e djeshme dhe kërkuan zhvillimin e një hetimi të pavarur.

"I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime dhe të mundësojë një hetim të pavarur për tejkalimin e kompetencave. Çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi. Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec nuk ishte rast i izoluar, sepse edhe dje një grup protestuesish u përball me dhunë joproporcionale" u shpreh aktivistja.

Në fund të deklaratës, protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së djeshme.

"Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi" deklaroi Vatnikaj.

Deklarata u lexua në podiumin e protestës, ndërsa tubimi para Kryeministrisë vijon në ditën e 34-të me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për lirimin e protestuesve të arrestuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.