Protestuesit mbërrijnë në komisariatin 3: Arrestoni Ramën, lironi çunat dhe gocat

Protesta e sotme pati tensione e përplasje para Kryeministrisë. Në revoltën e 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës, pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit nisi edhe shoqërimet.
Deri më tani bëhet me dije se numri i personave të shoqëruar është 10. Ndërsa protestuesit, kanë mbërritur në Komisariatin nr 3 dhe kërkojnë lirimin e të shoqëruarve.
Protestuesit sot bllokuan të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre.
“Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë.
Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator.
Forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa efektivët po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën dhe të garantojnë perimetrin e sigurisë së godinës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëp*të

Detaje nga arrestimi i Ergys Agasit, Karamuço: Në TIMS figuronte jashtë Shqipërisë, ka pasur një telefonatë nga Paraguai

Po protestonte paqësisht, dhjetëra policë dhunojnë qytetarin para Kryeministrisë

VIDEO- “Po më marrin me urdhër të Ramës”/ Momenti kur policia shoqëron Dritan Goxhajn

Mbyllet protesta para Kryeministrisë! Qytetarët nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 1, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

VIDEO/ Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

U ul përtokë para hyrjes së Kryeministrisë, arrestohet një nga protestueset e veshur me plis dhe flamur kuq e zi

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen me urgjencë dy familje





