Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit!
AKTUALITET

Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard

P
Piranjat13 July 2026, 21:44 · 1 min lexim
Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin

Qytetarët kanë vijuar edhe këtë mbrëmje marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të ditës së 44-t të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit dhe fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit u nisën në marshim përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Edhe në këtë protestë, slogani kryesor mbeti kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit deklaruan se do të vazhdojnë mobilizimin deri në realizimin e këtij objektivi.

Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën në kor: “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru!”, duke e shoqëruar marshimin me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.