Protestuesja: U tërhoqëm zvarrë sepse protestuam paqësisht! Kriminelë nuk jemi ne, por kryeministri

TIRANË- Protestuesja Sidorela Vatnikaj, duke folur gjatë tubimit para kryeminbistrisë theksoi se protestuesit janë paqësorë dhe pavarësisht kësaj u tërhoqën zvarrë nga policia.
Ajo deklaroi se protestuesit nuk janë kriminelë, por kriminel është Edi Rama dhe policia që bëhet palë me krimin.
Protestuesja u shpreh se dhuna që policia ka ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre dhe sipas saj, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim për protestuesit.
“Për 30 ditë me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht. 6 shokët tanë u tërhoqën zvarrë vetëm sepse protestuan, ju themi ne nuk jemi kriminelë, kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin. Kriminel është kryeministri i vendit që bashkëpunon me krmin. Kriminele është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK.
Dhuna që kanë ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim ne.
Sa më shumë të na rrihni e tërhiqni zvarrë do të vijmë më shumë këtu. Jemi këtu për një Shqipëri të re ku policia dhe qeveria nuk drejtohen nga krimi. Ku policia nuk na tërheq zvarrë. Jemi për revolucion paqësor, mos na provokoni”, tha ajo.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tjetër aksident i rëndë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga, vdes 32-vjeçari

Aksident rrugor në Pogradec/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me barrierat anësore të rrugës, lëndohet drejtuesi

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skëndërbej”: Ju erdhi fundi!

Zjarr pranë aeroportit të Kukësit, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Moti i keq përfshin jugun e vendit, erë e fortë dhe reshje shiu në Vlorë; turistët braktisin bregdetin

“Shteti i Rrumit”/ SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

Aksidenti i rëndë/ Spitali i Traumës: 12 të plagosur, 2 shtetas të huaj në gjendje të rëndë. Stabilizohet njëri nga të miturit, tjetri i ...

"Shoferi nuk ishte mirë", pasagjerja amerikane rrëfen çfarë ndodhi pak para se autobusi të përmbysej





