Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Prrenjasi nuk pranon bashkimin me Librazhdin, në 48 orë firmosin peticion 3,500 qytetarë

P
Piranjat23 July 2026, 13:37 · 3 min lexim
Prrenjasi nuk pranon bashkimin me Librazhdin, në 48 orë firmosin

Banorët e Prrenjasit janë ngritur dhe kanë mbledhur 3,500 firma në vetëm 48 orë për të kundërshtuar bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Librazhdit, në kuadër të Reformës Territoriale.

Megjithatë, Prrenjasi nuk është i vetmi që kundërshton ndryshimet e propozuara. Edhe qytetarët e Devollit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj reformës.

Banorët e Devollit e kanë depozituar peticionin e tyre më herët se ata të Prrenjasit, duke dorëzuar një peticion të firmosur masivisht, që kërkojnë të mbeten bashki më vete.

Në raportin përfundimtar të paraqitur këtë të enjte në Kuvend nga Komisioni për Reformën Territoriale, citohet:

“Peticioni me firmosje masive i banorëve të Bashkisë Devoll, i shoqëruar nga mbështetja zyrtare e një shoqate atdhetare-kulturore me degë brenda e jashtë vendit, kërkon që Devolli të mbetet njësi më vete në hartën e re, që fshati Dardhë të përfshihet në të, si dhe votim me referendum popullor nëse kërkesa nuk miratohet nga Kuvendi. Diaspora e Hasit në Mbretërinë e Bashkuar, përmes kanaleve diplomatike, shprehu shqetësim për çdo ndarje të mundshme me territoriale të Hasit dhe implikimet e saj për kohezionin social dhe angazhimin e diasporës.

Bashkia Konispol, Këshilli Bashkiak i Poliçanit dhe një shoqatë vendore e po atij qyteti, një shoqatë nga Fushë-Arrëza dhe qytetarë të njësive administrative Manëz, Ishëm e Sukth (Durrës) kërkuan që konsultimi të zbresë më pranë komuniteteve të tyre, me argumentin se dëgjesat e përqendruara në qendrat e qarqeve kufizojnë pjesëmarrjen reale. Kërkesa nga Fushë-Arrëza shpreh njëkohësisht bindjen se bashkia ka arsye të mbetet njësi më vete, duke evidentuar potencialet natyrore dhe trashëgiminë e zonës.

Banorë e përfaqësues të Velipojës kërkuan ndarjen nga Bashkia Shkodër dhe krijimin e një bashkie më vete, me argumente distance, potenciali turistik dhe vendimmarrjeje më të afërt; një grup përfaqësues i krahinës së Shpatit (Elbasan) parashtroi argumente historike, me krahinore e demografike për një Bashki Shpat; një subjekt politik i lidhur me komunitetin maqedonas kërkoi krijimin e njësive të dedikuara për zonat e Gollobordës dhe të Gorës, me bazë identitare e minoritare dhe me referencë te rasti i Pustecit; dhe banorë të njësisë administrative Martanesh kërkuan kalimin e saj nga Bashkia Bulqizë të Bashkia Tiranë, me argumente lidhjesh etno-kulturore dhe zhvillimi ekonomik.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.