PS propozoi shkrirjen e bashkisë, qytetarët thirrje për protestë edhe në Dimal: Le të jemi të bashkuar dhe të shprehim qëndrimin tonë

Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal kanë bërë thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Me anë të një njoftimi publik, bëhet thirrje që qytetarët të mblidhen në një tubim më 31 korrik, në orën 18:00, në pedonalen e qytetit.
“Prania e secilit prej jush është një zë në mbrojtje të Bashkisë Dimal, identitetit tonë, përfaqësimit lokal dhe të ardhmes së komunitetit tonë. Le të jemi të bashkuar dhe ta shprehim në mënyrë qytetare qëndrimin tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Me sloganin “Bashkë për Dimalin! Zëri ynë, e ardhmja jonë!”, qytetarët u bëjnë apel banorëve të bashkohen në protestë për të kundërshtuar çdo vendim që, sipas tyre, cenon statusin e Bashkisë Dimal.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën

Mure të çara e me lagështirë/ Gjendja skandaloze e Rajonit nr.1 në Berat

Loja e Postës Shqiptare: Tenderi 250 milionë mbyllet me 0% konkurrencë

'100 njësi vendore’/ Meta: Koha për alternativën e opozitës, t’i japim fund pushtetit vendor të centralizuar

"Unë jam me popullin nuk jam me partinë"/ Kreu i PS në Poliçan që dha dorëheqjen: Partia që ne kemi votuar do të na shkrijë

'Ju thaftë dora nëse votoni më PS-në!' Shpërthen aktorja Egla Ceno: Shkrini teserat e asaj partie, siç po shkrin Poliçanin

VIDEO/ Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, pamjet bëhen virale

Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin





