Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen një sërë projektligjesh dhe rezolutat për punën e 10 institucioneve

P
Piranjat16 July 2026, 16:03 · 5 min lexim
PS voton e vetme rendin e ditës/ Miratohen një sërë

TIRANË- Partia Socialiste ka votuar e vetme rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Partia Demokratike dhe Partia Liria, kanë bojkotuar seancën e sotme. Në këtë seancë plenare me votat e mazhorancës u miratuan një sërë projektligjesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë edhe zhvillimi i Censit që nis në tetor.

Deputeti socialist Erion Braçe bashkë me deputetin e Partisë Mundësia  Erald Kaprin votuan kundër ligjit “për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si edhe abstenoi disa ndryshime në ligjin për librin.

Gjithashtu u miratuan edhe rezolutat për vlerësimin e punës së 10 institucioneve, nga KQZ, Banka e Shqipërisë, ILDKPI, AMF, INSTAT, AKEP, RTSH, AMA.

Votimi në seancë plenare

1- Projektligji "Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore"- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër

2 -Projektligji "Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

3 -Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016 "Për menaxhimin e kimikateve", të ndryshuar"-78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër

4 -Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, "Për akuakulturën"-76 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

5 -Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër  (Erion Braçe dhe Erald Kapri)

6 -Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025".- 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

7 -Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

8 -Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër

9 -Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"- 78 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe), 2 kundër (Erald Kapri dhe Redi Muçi)

10- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025"- 79 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

11 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

12 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025"-77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

13 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

14 -Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

15 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025"- 77 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër

16 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025"-77 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër

17 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

18 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

19 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025"-78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër

20 -Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave"- Argita Frashëri, 76 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.