Pamjet e siguruara nga lokali në Elbasan, tregojnë gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë të një atentati të dështuar.
Autori duket se po qëndron në kafene bashkë me një grua dhe, teksa po qëndron në telefon, sheh t’i kalojë para objektivi i tij, i identifikuar si Mir Bitoci.
Menjëherë ai çohet, nxjerr armën që mbante në çantë dhe ndjek Bitocin nga pas. Fatmirësisht arma nuk shkrep kur ai ia vendos në kokë dhe Bitoci reagon duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Autori, Poli Boriçi, u arrestua pak orë më vonë.
Bitoci qëndron për disa momente në ambientet e brendshme dhe më pas ngrihet nga tavolina për t’u larguar.
Por lëvizjet e tij duket se janë ndjekur nga një tjetër person, i cili në atë moment ndodhej gjithashtu në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një shtetaseje.
Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, edhe personi tjetër largohet nga lokali dhe e ndjek nga pas.
Pamjet e kamerave tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos një armë zjarri në pjesën e pasme të kokës. Reagimi i shpejtë i objektivit të atentatit mund të ketë shmangur tragjedinë. Në këtë moment, situata merr një tjetër drejtim.
Sipas të dhënave paraprake, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Një tjetër element që po verifikohet nga grupi hetimor është dyshimi se arma tip pistoletë e personit që e kërcënoi është bllokuar në momentin kur ai ka tentuar të qëllojë.
Nëse kjo rrethanë konfirmohet nga ekspertiza balistike, ajo mund të jetë një prej elementeve kyçe të hetimit për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një tentativë të drejtpërdrejtë vrasjeje.
Hetuesit po mbështeten në dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal, por edhe në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat kanë regjistruar lëvizjet e personave të përfshirë para, gjatë dhe pas incidentit.
Këto pamje pritet të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrës se si është organizuar përplasja, nëse personi i dyshuar e ka ndjekur qëllimisht Bitocin dhe cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje.
Deri tani, motivi mbetet i paqartë dhe pritet të jetë një prej pikave kryesore të hetimit.
Emri i Ermir Bitocit nuk është i panjohur në zonën e Elbasanit. Sipas të dhënave të publikuara dhe informacioneve që qarkullojnë prej vitesh, emri i tij është përmendur në lidhje me episode të periudhës së trazuar të viteve 1997–2000. Më pas ai më së shumti ka jetuar jashtë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 August18:37
Në kërkim evropian për vrasje, policia rumune arreston 48-vjeçarin shqiptar
Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shërbimit Territorial të Policisë Kufitare të Doljit, pranë ...
AKTUALITET
15 August18:07
Banorja hedh mbeturinat në mes të lagjes në Lungomare
Një banor në zonën e Lungomares në Vlorë ka denoncuar një fqinje, sipas të cilit lë mbeturinat në mes të lagje...
AKTUALITET
15 August18:01
EMRI/ Policia e Elbasanit zbardh atentatin e dështuar në një lokal. Kush është 52-vjeçari i arrestuar
Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me armë zjarri një 50-vjeça...
AKTUALITET
15 August17:49
Përplasi për vdekje fëmijën në Elbasan, Apeli ndryshon masën e sigurisë për producentin e njohur Petri Bozo
Producenti Petri Bozo është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka pranuar kërkesën...
AKTUALITET
15 August17:46
Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, lëndohet babai dhe djali i mitur
Një aksident ështe shënuar pasditen e sotme në aksin Fier- Vajkan në vendin e quajtur” Ura e Mbrostarit” .
Një automj...
AKTUALITET
15 August17:39
23 vatra zjarri u regjistruan këtë të shtunë. Ja zonat ku flakët po përpijnë masive me pyje
Deri në orën 17:00, në territorin e vendit janë regjistruar 23 vatra zjarri, nga të cilat 13 mbeten aktive dhe 2 janë nën mon...
AKTUALITET
15 August17:33
Del foto e dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lushnje
Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes së rëndë dhe tragjike të dy motrave, Florie Xhepa, 53 vjeçe, dhe ...
AKTUALITET
15 August17:17
Tentoi ta ekzekutonte në mes të qytetarëve Mir Bitocin, arrestohet autori
Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e dyshuar si autor të tentativës për vrasje të Mir Bitocit, ngjarje e ndodhur mesditën e k&eu...
AKTUALITET
15 August17:10
Nga “Hirushja” e Ballkanit te bumi i kullave/ Kush po e vendos të ardhmen e Shqipërisë?
Në historitë e arkitekturës moderne, Shqipëria spikat. Në një farë mënyre, është një histori Hirushjeje...
AKTUALITET
15 August16:52
FOTO-EMRI/ Zbardhet dinamika e atentatit të dështuar në Elbasan
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me incidentin e rëndë me armë zjarri të regjistruar mesditën e kësaj të...