“Pse më ngacmon të dashurën”/ Si u vra 20-vjeçari, zbardhet dëshmia e autorit

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit, ditën e djeshme Johan Zuko në Korçë.
Autori i dyshuar, Kristjan Sterjo, i cili u arrestua rreth 6 orë pas ngjarjes, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke folur për konfliktin që parapriu krimin.
Sipas dëshmisë së Sterjos, një nga shkaqet që dyshohet se çoi në përshkallëzimin e konfliktit ka qenë pretendimi se 20-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e tij. Përballja mes dy të rinjve, megjithatë, dyshohet se nuk ishte e rastësishme, pasi ata kishin pasur edhe më herët debate dhe përplasje.
Hetuesit po marrin në konsideratë edhe konfliktet e mëparshme mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Sipas të dhënave të deritanishme, dy të rinjtë kishin pasur debate disa ditë para ngjarjes, ndërsa përplasjet dyshohet se lidhen edhe me pretendimet se kush konsiderohej “më i forti” i lagjes.
Situata mes tyre dyshohet se ishte përshkallëzuar përmes sharjeve, ngacmimeve dhe përplasjeve të vazhdueshme, deri në momentin kur konflikti mori një kthesë tragjike.
Sipas dëshmisë së dhënë nga autori i dyshuar, ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe është vënë në ndjekje të Johan Zukos.
Në vijim, Sterjo dyshohet se e ka qëlluar 20-vjeçarin me një plumb pas shpine. Plaga rezultoi fatale dhe i riu humbi jetën.
Pas krimit, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi i fshehur për disa orë.
Pas vrasjes, Kristjan Sterjo dyshohet se u fsheh në një zonë pranë varrezave të qytetit të Korçës. Më pas, ai u largua nga kjo zonë dhe u afrua drejt banesës së tij.
Ka qenë në këtë moment që forcat e policisë e kanë pikasur dhe kanë ndërhyrë për arrestimin e tij, rreth 6 orë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht dinamikën e vrasjes dhe për të përcaktuar motivin e saktë që çoi në përshkallëzimin e konfliktit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mos u gënjeni nga dielli! E diela sjell vapë, por edhe shtrëngata e vetëtima në këto zona

Agjentët imobiliarë: Rritja e qirave nga kërkesa e lartë, oferta e kufizuar dhe ndikimi i turizmit

Pamje apokaliptike/ Zjarri i madh shkrumbon Krujën, evakuuohen dhjetëra familje

Të paktën 600 euro/muaj; Shtëpitë me qira bëhen “mollë e ndaluar” për shqiptarët

Sherr i madh për pronat në Vorë, dy vëllezërit bëjnë për spital motrën





