Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

P
Piranjat21 September 2026, 07:36 · 4 min lexim
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë,

Numri i të punësuarve në sektorin shtetëror që paguajnë sigurime shoqërore arriti në 186.3 mijë sipas të dhënave për kontribuuesit në skemën e sigurimeve shoqërore, që u publikuan nga INSTAT.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, punësimi kontribuues në shtet u rrit lehtë me 608 persona, ose 0.3%, por mbetet pak më poshtë se rekordi historik prej 186.6 persona, që u arrit në tremujorin e katërt të 2025-s.

Të dhënat tregojnë se numri i të punësuarve në shtet ka ardhur në rritje në afat më të gjatë. Në fund të vitit 2018 numëroheshin rreth 172.9 mijë kontribuues në sektorin shtetëror, ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti numri ishte rreth 13.5 mijë persona më i lartë, ose me një rritje prej rreth 7.8%.

Rritje më të fortë vijon të shënojë sektori privat. Në tremujorin e dytë 2026, numri i të punësuarve kontribuues në sektorin privat arriti në rreth 590 mijë persona, me rritje 2.7% me bazë vjetore.

Në total, të punësuarit kontribuues në sigurimet shoqërore arritën në 776 mijë persona, me rritje 2.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (+16.2 mijë persona).

Në strukturën e përgjithshme, sektori privat përfaqëson rreth 76% të të punësuarve kontribuues, ndërsa sektori shtetëror rreth 24%.

Rritja e numrit të të punësuarve në sektorin shtetëror bëhet më e diskutueshme kur shihet përballë zhvillimeve të tjera strukturore të vendit. Shqipëria po humbet popullsi, pjesa dërrmuese e shërbimeve publike është zhvendosur online, ndërsa papunësia te të rinjtë është rritur ndjeshëm. Në një perspektivë më të gjatë, tkurrja dhe plakja e popullsisë duhet të ndryshojnë edhe nevojat për personel publik, veçanërisht në shërbimet që lidhen drejtpërdrejt me numrin e banorëve.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria është ndër vendet që ka digjitalizuar më fort marrëdhënien e qytetarëve me administratën. Komisioni Europian raportonte se 95% e aplikimeve për 1,253 shërbime publike ofroheshin online, ndërsa të dhënat e qeverisë për vitin 2026 flasin për 1,278 shërbime elektronike dhe miliona dokumente e shërbime të gjeneruara pa kontakt fizik me administratën.

Një proces i tillë duhet të ulë nevojën për një pjesë të funksioneve rutinë administrative në sportele, përpunim manual dokumentesh, shkëmbim shkresash dhe procedura që tashmë realizohen automatikisht. Vetë qeveria vlerëson se transformimi digjital ka reduktuar kostot dhe kohën e procedurave administrative.

Buxheti 2026, për shembull, parashikon fonde të shtuara për digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, drejtësinë, mbrojtjen dhe pushtetin vendor dhe një seri ndërmarrjesh që shteti ka hapur në pronësi të tij.

Kontrasti bëhet edhe më i fortë nga zhvillimet në tregun e punës për të rinjtë. Sipas të dhënave të sapo -publikuara nga INSTAT, në tremujorin e dytë 2026 papunësia për grup-moshën 15-29 vjeç arriti në 17.7%, nga 15.1% një vit më parë. Në të njëjtën kohë, papunësia për të gjithë popullsinë aktive ishte vetëm 8.3%.

Teksa sektori shtetëror arrin nivele historikisht të larta punësimi, ekonomia ende ka vështirësi të krijojë mundësi të mjaftueshme për të rinjtë që hyjnë në tregun e punës./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.