Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve në Gjirokastër. Policia asnjë njoftim

Ish-drejtori i shërbimeve publike, Adriatik Onjea, është ndaluar nga policia në Kakavijë, ndërsa akuzohet për prishjen e provave dhe shpërdorim detyre për rastin e vdekjes së punonjësit.
Onjea ishte shpallur në kërkim që më datë 3 mars, kur ndodhi ngjarja dhe kishte arritur të kalonte kufirin. Mësohet se ish-drejtori ndodhej në Janinë edhe pse ndaj tij ishte lëshua masa e “arrestit me burg”.
Tani ndodhet në spitalin e burgut në Gjirokastër pasi ka pohuar se ka probleme shëndetësore. Deri më tani, Policia asnjë reagim zyrtar deri tani.
Njoftimi për ngjarjen:
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë punonjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve në Komunitet në Gjirokastër, me inicialet D.K., 55 vjeç, i cili ishte plagosur rëndë pas një aksidenti në vendin e punës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 mars, në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës, ku punonjësi u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve për pastrimin e objektit, i cili ishte sekuestruar nga banka. Si pasojë e rënies, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, të akuzuar për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, drejtuesi i institucionit, shtetasi Adriatik Onjea, akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Sipas burimeve, menjëherë pas ngjarjes ai është larguar drejt shtetit fqinj Greqi dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy përgjegjësit teknikë, shtetasit P.C. dhe A.B., ndërsa për shtetasin A.L., me detyrë brigadier, është vendosur masa “arrest në shtëpi”. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Ngjarje e rëndë në Tropojë gjatë natës, 26-vjeçari qëllon me armë dy të rinj. Policia jep detaje

Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Ta gjejmë paqen në zemrat tona

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

VIDEO/ Familja nga Fushë Kruja në terror prej muajsh, pamje nga momenti kur hidhen gurë drejt banesës

Rrëfimi i Daniel Shimës në SPAK: Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa njeri i besuar i Ermal Beqirit





