Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

Punimi me eskavator shkaktoi vatër zjarri në ullishte, pronari sulmon mjetin e kompanisë. Arrestohet 29-vjeçari

P
Piranjat30 July 2026, 18:50 · 1 min lexim
Punimi me eskavator shkaktoi vatër zjarri në ullishte, pronari sulmon

Një konflikt i nisur pas një zjarri të shkaktuar gjatë punimeve me eskavator ka çuar në arrestimin e një 29-vjeçari dhe procedimin penal të një 50-vjeçari në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Kus, ku gjatë punimeve me një mjet eskavator, 50-vjeçari dyshohet se ka këputur një tel të tensionit të mesëm, duke shkaktuar një vatër zjarri.

Flakët janë përhapur në një zonë me shkurre dhe në një ullishte në pronësi të familjes së 29-vjeçarit, duke sjellë më pas përplasje mes palëve.

Sipas policisë, pas dëmtimit të pronës nga zjarri, Ledjan Musteqja dyshohet se ka dëmtuar automjetin e kompanisë që po kryente punimet, si edhe pajisjen GPS të vendosur në eskavator.

Për këtë arsye, blutë kanë arrestuar 29-vjeçarin, ndërsa ndaj 50-vjeçarit është nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të secilit person të përfshirë në ngjarje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.