AKTUALITET

Pushimet në Tiranë kthehen në makth për turistët italianë: Sulmohen në rrugë nga 20 të mitur

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Gusht 2026, 14:10
Pushimet në Tiranë kthehen në makth për turistët

Pushimet e gjashtë 20-vjeçarëve nga Venosa e Italisë (Potenza) në Shqipëri u shndërruan në një makth dhe zgjatën më pak se 24 orë, pas një agresioni të dhunshëm nga një grup të miturish në rrugët e Tiranës. Ngjarja, e cila ka bërë bujë në mediat italiane dhe është treguar nga një prej viktimave.

Të rinjtë mbërritën në Tiranë më 29 korrik. Rreth orës 21:30 të po asaj mbrëmjeje, pasi u vendosën në banesën që kishin marrë me qira, dolën në grup prej gjashtë vetash për të darkuar. Sapo dolën në rrugë, njëri prej tyre hyri në një dyqan të vogël për të blerë një shishe ujë, ndërkohë që një grup të rinjsh vendas iu afruan duke i pyetur se nga vinin. Pasi morën përgjigjen se ishin italianë, gjashtë studentët u nisën drejt Sheshit Skënderbej, por u ndoqën nga një grup prej rreth 20 adoleshentësh, të moshës 16 deri në 18 vjeç. Fillimisht, grupi i të miturve nisi t'i qëllojë me ujë, shishe dhe gurë, ndërsa italianët u munduan t'i shmangnin për të shmangur çdo konflikt në një vend të huaj.

Situata doli jashtë kontrollit kur agresorët rrethuan njërin prej tyre, duke i kërkuar para dhe duke e kërcënuar drejtpërdrejt me thikë. Kalimtarët e rastit nisën të largoheshin drejt punonjësve të policisë që ndodheshin në zonë, ndërkohë që banda e të miturve vazhdoi ndjekjen, duke i qëlluar me gurë dhe duke goditur me grushte e mjete të forta ata që mbetën prapa.

Megjithëse pjesa më e madhe e të rinjve arriti të shpëtonte, njëri prej tyre u bllokua, u rrëzua përtokë dhe u dhunua brutalisht.

Një nga aspektet më të rënda të denoncuara nga të rinjtë është sjellja e efektivëve të parë të policisë në vendngjarje, të cilët sipas tyre nuk reaguan ndaj kërkesave për ndihmë, ndërsa përpjekjet për të kontaktuar numrat e urgjencës përmes kalimtarëve rezultuan të pasuksesshme në fillim.

Fatmirësisht, në vendngjarje ndërhynë efektivë të tjerë policie, të cilët vunë në ikje agresorët dhe thirrën një ambulancë. I riu i plagosur mori ndihmën e parë në vendngjarje pasi pësoi lëndime në pjesë të ndryshme të trupit.

Të tronditur nga ngjarja, grupi vendosi të anulojë pushimet dhe të kthehet menjëherë në Itali. Më 30 korrik, në orën 06:00 të mëngjesit, ata u nisën me fluturimin e parë për në shtëpi, ku i plagosuri u dërgua për kontroll mjekësor në spitalin e Venosës.

Më mirë të hash ndonjë dru, sesa të reagosh dhe të rrezikosh plagë me thikë që mund të ishin fatale,” – përfundon rrëfimin e tij i riu italian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan