E pazakontë/ Trafikanti i drogës shmang dëbimin në Shqipëri, pasi vajza e tij vuan nga urinimi në shtrat
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Një ngjarje e pazakontë ka shkaktuar debat në Britani: një trafikant droge ka arritur të shmangë dëbimin drejt Shqipër...
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë deklarata të reja lidhur me territoret perëndimore të Ukrainës, duke pretenduar se ato mun...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një qarkore e re për emigracionin në Greqi ka ngritur shqetësime të forta te komuniteti shqiptar, pasi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rinovimin e lejeve të qëndrimit për mijëra persona.
Eksperti i çështjeve të emigracionit Etmond Guri tha se, qarkorja vjen në vazhdim të ndryshimeve ligjore të vitit 2026 dhe synon të përshpejtojë procedurat vetëm për emigrantët me dokumentacion të rregullt. “Risia qëndron te lehtësimi i procedurave për kategoritë e sigurta, por nuk ofron asnjë zgjidhje për ata që janë pa dokumente,” thekson ai.
Guri nënvizon se deri në vitin 2025, legjislacioni grek kishte një qasje më humane ndaj emigrantëve, duke lejuar aplikime për leje qëndrimi edhe për persona që kishin vite të tëra në vend. Pas këtij viti, sipas tij, është vënë re një ashpërsim i dukshëm i politikave, sidomos për emigracionin e parregullt.
Në muajt korrik dhe gusht 2025, Greqia miratoi dy ligje të reja që synojnë frenimin e emigracionit të paligjshëm. Këto masa parashikojnë që çdo person pa dokumente të rregullta, nëse ndalohet nga autoritetet, fillimisht dërgohet në qendra ndalimi dhe më pas përballet me dënime që variojnë nga gjobat deri në burgim 1-2 vjet. Deportimi shoqërohet me ndalim hyrjeje në Greqi dhe vendet e BE-së për një periudhë nga 5 deri në 10 vjet.
Një tjetër element problematik, sipas ekspertëve, është fakti që edhe në rastet kur vendimi ankimohet, deportimi mund të ekzekutohet menjëherë, ndërsa rezultati i apelimit shqyrtohet më pas.
Qarkorja e re prek veçanërisht ata emigrantë që kanë humbur lejen e qëndrimit gjatë vitit të kaluar, ndërsa nuk parashikon mundësi të reja për rikuperimin e statusit për kategori të tjera në vështirësi, si personat me probleme shëndetësore apo ata që kanë humbur dokumentacionin prej kohësh.
Reagimet nga diaspora shqiptare nuk kanë munguar. Organizata dhe individë të shumtë kanë ngritur alarmin për kostot e larta të proceseve gjyqësore dhe pasigurinë ligjore që po përjetojnë emigrantët.
Aktualisht, në Greqi jetojnë rreth 500 mijë emigrantë të ligjshëm, nga të cilët rreth 140 mijë janë shqiptarë me leje qëndrimi. Ndërkohë, vlerësohet se 70–80 mijë shqiptarë e kanë humbur këtë status, një shifër që mbetet shqetësuese edhe pse në rënie. Ekspertët theksojnë se vështirësitë për t’u pajisur me dokumente dhe alternativat më të favorshme në vende të tjera të Bashkimit Evropian po ndikojnë në largimin gradual të shqiptarëve nga Greqia.
Etmond Guri: është një qarkore e re e dalë në vazhdimësi të ligjit të 2026 që synon lehtësi për disa kategori por nuk thotë asgjë të re për atë kategori që nuk kanë dokumenta të rregullta. Risia e kësaj qarkoreje është fakti që kërkon që lejet e qëndrimit për kategoritë e sigurta të jepen më shpejt, si dhe një sërë lehtësimesh që i dedikohet vetëm atyre që kanë dokumenta të rregullta në Greqi;
Ligji deri në 2025 ka patur filozofi humane, pas këtij viti janë shënuar në ligje penale, ashpërsimin për emigracionin e parregullt, deri para shumë muajsh ishte i mudnur aplikimi për leje të personave që kishin shumë vite në Greqi, është kufizuar aplikimi për leje qëndrimi për ata që janë sëmurë. Ka shumë prej emigrantëve që kanë humbur lejen e qëndrimit, me ndryshimet e reja kjo nuk parashikohet të ndodhë. Qarkorja përfshin vetëm ata persona që e kanë humbur lejen e qëndrimit vitin e kaluar.
Ndryshimi i filozofisë që flasim kjo qeveri në pushtet ka sjellë shtrëngim të procedurave të lejeve të qëndrimit.
Në korrik e gusht të 2025 janë miratuar 2 ligje që luftojnë emigrimin e paligjshëm. Nëse nuk ke letra të rregullta dhe kapesh nga autoritetet shkojnë në një kamp e më pas dënohet me burg 1 ose 2 ose vlerë monetare, depërtohet nga Greqia e vendet e BE për 5, 7 deri në 10 vjet nuk ka të drejtë të bëjë lejen e qëndrimit, ka dhjetëra emigrantë që janë penalizuar. Edjhe pse janë vendime adminsitrative ligji është kq i ashpër që i jep të drejtë policise të deportojë emigrantin. Edhe pse ai mund ta apelojë vendimin, ai deportohet. Veëm në apel shfyqizohen masat e marra prej tij.
Ka frymë pozitive nga avokatë. Diaspora shqiptare ka reaguar pasi ka mijëra shqiptarë që vuajnë këtë proces. Janë në proces gjyqësore dhe kosto e lartë që duhet të ndjekin.
500 mijë emgrantë të ligjshëm, 140 mijë shqiptarë janë me leje qëndrimi, 70-80 mijë shqiptarë që kanë humbur lejen e qëndrimit, shifër në rënie, pamundësia për tu pajisur dhe që nuk e preferojnë greqinë, shumë vende të BE e mundësojnë këtë.
Aksident i rëndë në autostradën Çermë Lushnje në fshatin konjat. Një automjet është përplasur dhe ka m...
Një 28-vjeçar, David Prendi, ka rënë në prangat e policisë, pas një urdhri ndalimi të lëshuar nga SPAK, pasi...
Publikohen videot e arrestimit të tre personave të akuzuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj, në Spanjë....
Prej katër vitesh, shqiptarët e varfër paguajnë dy herë për të pastruar resortet e oligarkëve, apo vilat ku jetojnë...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot–Rrëshen. Sipas informacionev...
Një zjarr ka përfshirë pak minuta më parë tregun e fruta-perimeve në Durrës, duke shkaktuar panik te qytetarët që n...
Protesta e opozitës e mbajtur njëditë më parë u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë, protestuesve dhe deputet&...
Një situatë sa absurde aq edhe irrituese është regjistruar në rrugët e kryeqytetit, pranë ish-Restorant Durrësit, ku pro...
Një shqiptar 59-vjeçar ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj në një krim pasioni dhe xhelozie, teksa më pas ka kryer vet&...
Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, n&e...