Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e të dashurës, arrestohet Kelmend Beqaj

P
Piranjat 5 April 2026, 12:11 · 2 min lexim
Qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e të dashurës,

27-vjeçari Kelmend Beqaj, i cili ishte shpallur në kërkim për ‘vrasje me dashje’ të mbetur në tentativë dhe ‘armëmbajtje pa leje’, ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Beqaj në vitin 2025 ka qëlluar me armë zjarri 42-vjeçarin Gledian Hoxhallari.

Beqaj kishte krijuar një lidhje intime me bashkëshorten e Gledian Hoxhallarit, Melisa Hoxhallarin. Ngjarja ndodhi teksa Gledian Hoxhallari po priste për t’u takuar me bashkëshorten e tij, ku edhe u sulmua me armë zjarri.

Ndërkohë Melisa Hoxhallari pas ngjarjes u arratis bashkë me të dashurin e saj, por më pas u vetëdorëzua në Polici.

Ai u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

DVP Fier-Vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi K. B., u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.