Qëlloi me armë zjarri gjatë sherrit në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”.
Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.
Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga Lucerna në Tiranë: Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala

Vajza i vdiq pas natës me tre çuna, babai do drejtësi: E përcolla në varr e jo në altar

Aksident i trefishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, tre të plagosur

Vdekja e mësuesit në Gramsh, Boçi kërkon një minutë heshtje: Vrasje e ngadaltë dhe tinzare nga sistemi!

Nën efektin e drogës dhe alkoolit, kreu manovra të rrezikshme, arrestohet 40-vjeçari te sheshi ‘Willson’

Skandal/ 140 milionë euro për rrugën Kardhiq–Delvinë, uji depërton brenda tunelit të Skerficës

Alarm në Elbasan! Tymi i dendur dhe era e rëndë mbulojnë zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, banorët denoncojnë ndotjen

“Me HIV kryebashkiaku Golemi dhe 15 punonjës”/ Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë





