AKTUALITET

Qendra e Monitorimit të Trafikut, ende në pritje

Piranjat Përditësimi i fundit 20 August 2026, 19:52

Qendra e Monitorimit të Trafikut, ende në pritje

Gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, kryeministri Edi Rama premtoi se Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut do të vihej në funksion brenda vitit 2025, “për një lëvizshmëri më të sigurt dhe efikase”.

Majin e kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) e prezantonte Qendrën e Re të Kontrollit të Trafikut si një strukturë që do të mundësonte monitorimin 24/7 të rrugëve dhe koordinimin me Policinë Rrugore, Urgjencën Kombëtare Mjekësore dhe Emergjencat Civile. Në fazën fillestare, sipas ARRSH-së, ishin lidhur me kamera 200 kilometrat e parë të rrjetit rrugor.

Por një vit më vonë, të dhënat zyrtare tregojnë se premtimi për funksionimin e qendrës nuk është realizuar.

Qendra e Monitorimit të Trafikut u prezantua për herë të parë nga ish ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në shtator 2023. Në atë kohë, drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, deklaroi se godina do të dorëzohej në janar 2024. Afati nuk u respektua.

Në shtator 2024, Balluku u rikthye në godinën e qendrës dhe deklaroi se po hidheshin hapat e fundit për dorëzimin e saj. Në të njëjtën kohë, ajo parashikoi se monitorimi i 200 kilometrave të parë do të niste në fillim të vitit 2025. Në prill 2025 u njoftua nisja e testimeve në terren.

Megjithatë, verën e shkuar, kur Faktoje verifikoi ecurinë e projektit, ARRSH konfirmoi se sistemi ishte ende në proces testimi dhe dorëzimi. Për pasojë, megjithëse sistemi mund të evidentonte shkelje, procedurat për marrjen e masave administrative nuk kishin përfunduar.

Edhe një vit më pas, ARRSH pranon se procesi ende nuk ka përfunduar.

“Qendra e monitorimit nuk është marrë në dorëzim nga ARRSH”,  pohon për Faktoje Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH shpjegon se afati fillestar dyvjeçar i fazës së parë është ndikuar nga “kompleksiteti dhe shtrirja e projektit në disa akse rrugore”. Sipas institucionit, gjatë zbatimit ka qenë e nevojshme koordinimi i komponentëve infrastrukturorë, teknikë dhe teknologjikë, si dhe ndërveprimi me institucione dhe operatorë të ndryshëm. Megjithatë, përgjigjja nuk specifikon se cilët komponentë kanë shkaktuar vonesën, sa kohë ka shtuar secili prej tyre apo cila është data e re e përfundimit të fazës së parë.

Autoriteti Rrugor pranon gjithashtu se sistemi për evidentimin e shkeljeve është “aktualisht në proces implementimi dhe testimi”.

Një pjesë e komponentëve teknologjikë është vënë në funksion, por vijon puna për integrimin dhe verifikimin e elementëve të tjerë. ARRSH shton se procesi i testimit dhe kalibrimit duhet të përfundojë përpara kalimit në funksionimin e plotë të sistemit.

Pra, një vit pas premtimit për vënien në funksion të Qendrës gjatë vitit 2025, sistemi ende nuk është plotësisht funksional.

Projekti 4.2 miliardë lekë nuk kufizohet vetëm te 200 kilometrat e fazës së parë.

Në gusht 2024, ARRSH tenderoi fazën e dytë të projektit, e cila parashikon monitorimin e 214 kilometrave të tjera rrugë. Kontrata iu dha të njëjtit grup operatorësh që kishte fituar fazën e parë dhe ka një vlerë prej rreth 1.5 miliardë lekësh.

Një vit më pas, ARRSH thotë se puna për fazën e dytë “vijon”, duke u fokusuar në komponentët e infrastrukturës dhe elementët teknikë e teknologjikë. Por institucioni nuk jep një përqindje konkrete të realizimit të punimeve dhe përfundimi nuk shoqërohet me një datë të përcaktuar.

ARRSH thotë se afatet e përfundimit dhe dorëzimit do të varen nga ecuria e punimeve dhe përmbushja e procedurave përkatëse. Objektivi përfundimtar i projektit është mbulimi i të gjithë rrjetit kombëtar rrugor prej rreth 3,650 kilometrash brenda vitit 2029.

Faza e parë ka tejkaluar afatin fillestar dyvjeçar, ndërsa për fazën e dytë ARRSH nuk jep një afat konkret për përfundimin. Edhe fazat e tjera të projektit, të nevojshme për mbulimin e 3,650 kilometrave deri në 2029, mbeten për t’u planifikuar dhe zbatuar.

Qendra e Monitorimit të Trafikut ende nuk është marrë në dorëzim, ndërsa sistemi është ende në implementim dhe testim. Nisur nga këto të dhëna, premtimi për vënien në funksion të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut gjatë vitit 2025 mbetet i pambajtur, edhe pse një pjesë e sistemit është vënë në funksion për testim./Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?