Qeni i tij kafshoi të miturën në Vlorë, nis hetimi për të moshuarin

Lidhur me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Vlorë, ku një qen pitbull kafshoi në kokë një të mitur 4—vjeçare, ka nisur procedimi penal për të zotin e qenit, 87-vjeçarin H.B.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen 10 Korriku, ku pitbulli ishte i lirë në rrugë dhe sulmoi 4-vjeçaren e cila kishte dalë me gjyshen e saj.
Për momentin ajo është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes e mitura u dërgua në spital dhe u shtrua në sallën e operacionit.
Njoftimi i policisë:
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 87 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, qeni i tij i racës Pitbull ka kafshuar një 4-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Elbasan, makina bie përmbys në përrua

Dyshohet se përndiqte një grua dhe tentoi ta merrte me forcë në makinë, arrestohet 32-vjeçari!

“Samiti i Diasporës pa transparencë”, Ina Zhupa: Qeveria përjashton Kuvendin, e kthen në aktivitet propagandistik

Shpërthim me tritol në Sarandë, detajet e para

“Më jep borxhin, ose…”, si nisi sherri për 100 euro, 50-vjeçari nxori pistoletën në mes të lokalit dhe…

EMRI/ Tentoi të vriste me pistoletë një person, arrestohet 50-vjeçari. Shihni pamjet e konfliktit

Zbulohet data kur do të zhvillohet seanca e parë e gjykimit për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Vdekjet e paralajmëruara në burgje, ilaçe të skaduara, ushqim skandal dhe fjetje në tokë - Rastet





