Qepa hidhet në kanale, fermerët e Maliqit pa treg dhe me humbje

Fermerët e zonës së Maliqit, sidomos në Pirg dhe Zvirinë, po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre.
Të mbjellat e qepës kanë mbetur stok, pa u shitur, ndërsa një pjesë e mirë e tyre po dëmtohet dhe përfundon duke u hedhur. Fermerët shprehen se çmimi që u ofrohet aktualisht, rreth 20 lekë për kilogram, është shumë i ulët dhe nuk justifikon shpenzimet e kryera gjatë gjithë sezonit.
Sipas tyre, situata është rënduar edhe nga hyrja në treg e produkteve të importuara, të cilat po ulin kërkesën për prodhimin vendas.
Të pakënaqur nga kjo gjendje, disa prej tyre kanë reaguar me forma simbolike proteste, duke hedhur qepët në tokë dhe në kanale vaditëse, si një mesazh kundër vështirësive që po përjeton sektori.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet, me masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendas dhe lehtësimin e shitjes së produkteve bujqësore në tregun e brendshëm.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga kulla 38 kate në Vlorë, tek ato në Durrës, Shëngjin, Linzë dhe Tiranë, të gjjtha lejet e reja nga KKTU

Irfan Azizi tenton bllokimin e ekstradimit nga Anglia: Talo Çela do të më ekzekutojë

Gratë me shami u afrohen fëmijëve?! Gazetari: Janë nga kampi i muxhahedinëve. Pista që po heton policia

"Për çunat që janë në Angli", Daily Mail: Azilkërkuesit shqiptarë paguajnë policë të korruptuar për dokumente false

Digjet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para të rënies së zjarrit

Ndotet Shishtaveci! Mungesa e koshave dhe pastrimit përkeqëson situatën në zonën turistike

Zjarri në kompleksin e Armando Lilos/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

Digjet një makinë, flakët prekin edhe dy të tjera të parkuara pranë! Detajet e para





