"Qeveri e krimit"/ Protestuesit marshojnë drejt kryeministrisë, thirrje në kor: Ju erdhi fundi

Me thirrjet "Qeveri e krimit" dhe "Ju erdhi fundi", protestuesit po marshojnë drejt godinës së kryeministrisë në ditën e 112 të protestës.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Tubimi po vijon prej më shumë se tre muajsh, ndërsa pjesë e protestave ka qenë edhe Diaspora e cila është shprehur njëzëri për largimin e Ramës.
Mes shumë kërkesave, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë.
"Duam proporcional kombëtar që lojtarët t’i zgjedhë ky popull sot, se me ekipin e trajnerit të korruptuar SPAK-u po e mbush burgun plot! Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”, shkruhej në disa prej pankartave.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës

Ç’po ndodh te Liqeni Artificial i Tiranës? Ujë i ndotur dhe peshq të ngordhur mbi sipërfaqe

“SPAK-u po e mbush burgun plot”/ Pankartat në protestën kundër Ramës

112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës

“Duhet të përmbyset regjimi 36-vjeçar”/ Protestuesi: Të mbështesim rininë shqiptare! Ky sistem i shërben vetëm qeverisë dhe një pjese të ...

“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

“Humbi të atin dhe dajën në luftë”/ Rrëfimi i gazetares së Piranjave prek personazhet e njohur, reagime të shumta në rrjet

Vrau me thikë bashkëshorten, dëshmia e autorit: E vrava sepse më linte vetëm në shtëpi





