Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
AKTUALITET

Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës

P
Piranjat 4 August 2026, 18:07 · 3 min lexim
Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit.

Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një infrastrukturë me rëndësi strategjike për vendin dhe se funksionimi i tij është çështje e interesit publik e shtetëror, e jo thjesht një marrëdhënie biznesi mes palëve private. Më pas, në fillim të muajit qershor, ministria bëri të ditur se kompanive u ishte lënë një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare.

Sipas informacioneve me nisjen e kësaj procedure qeveria ka kaluar në fazën e radhës të mekanizmave kontraktorë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. Megjithatë, afatet nuk u respektuan dhe aeroporti ende nuk është bërë operacional.

Mosfunksionalizimi i aeroportit është lidhur me konfliktin e zgjatur mes aksionarëve të shoqërisë koncesionare, i cili ka sjellë procese gjyqësore, bllokim të vendimmarrjes dhe vonesa në realizimin e projektit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Vënia e tij në operim pritet të rrisë lidhjet ajrore me destinacione europiane dhe rajonale, të zgjasë sezonin turistik, të shtojë fluksin e vizitorëve dhe të nxisë investimet e huaja në jug të Shqipërisë.

Procedura e aktivizuar nga qeveria pritet të përcaktojë fatin e mëtejshëm të kontratës koncesionare dhe të vetë projektit, i cili konsiderohet një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri. /Scan/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.